E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

Studim i ri - Dieta mesdhetare mbron zemrën

Por disa kritikë thonë se vaji i ullirit dhe arrat janë kaq të larta në yndyrë dhe kalori sa që konsumimi i tyre me shumicë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore

diet
diet
Madhësia e gërmave - +
Një studim i ri pesë-vjeçar mbi dietën mesdhetare tregon se vaj ulliri, arra, fasule, peshk, mish i bardhë, fruta, perime dhe një gotë verë çdo ditë janë përbërësit për një zemër të shëndetshme.
 
Studimi i gjërë dhe i menaxhuar me rigorozitet gjeti se kjo dietë mund të parandalojë rreth 30 për qind të goditjeve në zemër, tru dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.
 
Gjatë këtij studimi, shkencëtarë nga Universiteti i Barcelonës shqyrtuan rreth 7 mijë e 500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës, por ishin duhanpirës, ishin mbipeshë ose kishin diabet apo faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.
 
Disa ekspertë i  kanë kritikuar rezultatet e studimit, duke theksuar se pjesmarrësit e trajtuar me dietë mesdhetare nuk përjashtoheshin nga mundësia e  goditjeve në zemër dhe tru, dhe se vaji i ullirit dhe arra janë kaq të larta në yndyrë dhe kalori sa që konsumimi i tyre me shumicë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore. Por ekspertët e sëmundjeve të zemrës e vlerësuan studimin, duke thënë se kjo vërteton se sa e rëndësishme është një dietë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive