E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA - Senati konfirmoi Chuck Hagel si sekretar të mbrojtjes

Z. Hagel, një republikan i cili ka shërbyer si senator, u përball me kritika nga ish-kolegët e tij.

hagel
hagel
Madhësia e gërmave - +
Senati amerikan konfirmoi Chuck Hagel si sekretar të ardhshëm të mbrojtjes.
 
Senati e miratoi emërimin të martën në një votim 58-41.
 
Veprimi erdhi disa orë pasi Senati votoi për t'i dhënë fund debatit mbi emërimin, duke hapur rrugën për konfirmimin në Senatin e kontrolluar nga demokratët.
 
Z. Hagel, një republikan i cili ka shërbyer si senator, u përball me kritika nga ish-kolegët e tij.
 
Republikanët në Senat  e shtynë një votim të plotë gati dy javë më parë, duke ngritur shqetësime në lidhje me pikëpamjet e tij mbi Lindjen e Mesme dhe madhësinë e arsenalit bërthamor amerikan.
 
Republikanët e kritikuan z. Hagel si tepër të butë ndaj Iranit dhe shumë kritik ndaj Izraelit, dhe sepse në vitin 2007 kishte kundërshtuar shtimin e trupave amerikane në Irak.
 
Pavarësisht kritikave, republikanët në Senat thanë të hënën se do të tërhiqeshin nga bllokimi i procesit të emërimit.

Presidenti Barak Obama e vlerësoi konfirmim, duke thënë se "Shtetet e Bashkuara do të kenë sekretarin e mbrojtjes që vendi ka nevojë dhe udhëheqësin që trupat meritojnë." Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë e quajti z. Hagel -  ish-ushtarin e dekoruar të këmbësorisë - një patriot amerikan.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive