Lidhje

Shqetësimet evropiane rreth zgjedhjeve në Itali


ITALY PARLIAMENT
ITALY PARLIAMENT

Rezultatet e votimit dy-ditor që përfundoi të hënën tregojnë asnjë fitues të qartë, duke rritur mundësinë e një parlament pezull.

Franca dhe Spanja kanë shprehur shqetësim në lidhje me zgjedhjet parlamentare të Italisë pa një rezultat të qartë, që mund të minojë besimin në euro duke vonuar përpjekjet për të rigjallëruar ekonominë italiane, e treta më e madhe në eurozonë.

Ministri francez i Financave Pierre Moskovici dhe Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia-Margallo secili e përshkroi situatën politike italiane si shqetësuese.

Rezultatet e votimit dy-ditor që përfundoi të hënën tregojnë asnjë fitues të qartë, duke rritur mundësinë e një parlamenti pezull (jo-funksionues)..

Komedian i shndërruar në politikan Beppe Grillo i lëvizjes 5-Yje kundër politikës aktuale, kaloi çdo parashikim duke u bërë partia më e madhe në dhomën e ulët të parlamentit, ose Dhoma e Deputetëve.

Por lëvizja tre-vjeçare e z. Grillo përfundoi prapa aleancave kryesore të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, votat e të cilave për Dhomën e Deputetëve ishin pothuajse 29 për qind.

Aleanca e qendrës e kryeministrit aktual Mario Monti fitoi vetëm 10 për qind të votave në Dhomën e Deputetëve, pavarësisht nga vlerësimet e marra nga partnerët e eurozonës për zbatimin e masave shtrënguese dhe stabilizimin e financave italiane gjatë vitit të kaluar.

Shqetësimet evropiane

Anëtarët e tjerë të eurozonës prej 17 vendesh duan të shmangin një përsëritje të krizës së borxhit italian të vitit 2011 që dobësoi besimin e investitorëve në monedhën e përbashkët, Euro.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Olivier Bailly i kërkoi Italisë për të qëndruar në rrugën e reformave ekonomike.

"Dua të theksoj besimin tonë të plotë ndaj autoriteteve italiane rreth kapacitetit të tyre për të gjetur dhe për të krijuar një shumicë politike që do të vazhdojë të japë një rritje të vendeve të punës dhe planin për të cilin Italia ka nevojë", tha zëdhënësi Bailly.

Perspektiva e ngërçit politik në Romë ndjehet në tregjet botërore të bursës.

Investitorët shesin


Indeksi kryesor i Milanos humbi pothuajse 5 për qind të martën, ndërsa indekset kryesore ranë 2 për qind në Paris, Frankfurt dhe Tokio dhe 1 për qind në Londër dhe Hong Kong.

Në Wall Street, shqetësimet në lidhje me zgjedhjet italiane kontribuan në një rënie 1.5 për qind në Industrials Dow Jones të hënën. Indeksi u përmirësua disi të martën.

Menaxheri i fondit Jeremy Gaudichon me bankën franceze Richelieu KBL tha për Reuters se investitorët janë të shqetësuar nga ajo që ai e quajti "rezultat hutues" i zgjedhjeve italiane.

"Pasiguria në Itali jep një sinjal shumë të keq në treg," tha ai. "Siç e dimë, Italia ka nevojë për të zbatuar reformat për të frenuar trajektoren e borxhit dhe për stabilitet politik. Dhe me rezultatin e paqartë të këtyre zgjedhjeve, ne nuk jemi të sigurt për këtë."

Euro u dobësua kundrejt dollarit të hënën vonë, në pothuajse 1 euro për 1,30 dollarë, duke rënë në nivelin më të ulët në shtatë javë.

Ekonomisti Giuseppe Ragusa i universitetit LUISS me bazë në Romë, gjithashtu duke folur për Reuters, tha se pasojat financiare mund të jenë afat-shkurtër.

"Shpresoj se do të zgjasë pak ditë dhe politikanët italianë përfundimisht do të jenë në gjendje për të zgjidhur këtë pasiguri me një ndjenjë të madhe përgjegjësie," tha ekonomisti Ragusa.

Koalicione me shumë pjesë

Nën sistemin politik të Italisë, një koalicion qeverisës duhet të ketë shumicën në të dyja dhomat, në mënyrë që të miratojë legjislacionin.

Koalicioni i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit do të ketë shumicën në Dhomën e Deputetëve 630-vendëshe për shkak të një rregulli që i jep bllokut më të madh vende shtesë në parlament.

Koalicioni i qendrës së majtë fitoi vetëm 0.3 për qind vota më shumë sesa koalicioni i qendrës së djathtë të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.

Qendra për Studime Zgjedhore italiane tha të martën se parashikon që z. Bersani gjithashtu do të ketë më shumë vende në Senatin 121-vendesh në krahasim me 117 për z. Berluskonin. Por të dy grupet kanë më pak se shumica e kërkuar prej 158 vendesh.

Replika politike

Ish-kryeministri Berluskoni - doli më i fortë sesa pritej - tregon një ndryshim në fatin e tij politik, që pësoi një goditje të madhe kur ai u largua si kryeministër në nëntor 2011 nën kritika se si e kishte trajtuar krizën e borxhit.

Zoti Berluskoni më vonë u përball me gjyqin për akuzat e mashtrimit të taksave dhe se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një të mitur. Por, manjati, fushatoi fuqishëm kundër politikave shtrënguese të zotit Monti dhe ofroi edhe të dëmshpërblejë një taksë jopopullore duke përdorur fondet e veta.

Duke folur të martën në televizionin italian, z. Berluskoni tha se ai do të "reflektojë" për idenë e formimit të një "koalicioni të madh" me qendrën e majtë të z. Bersani.

Pa një koalicion të tillë, Italia mund të detyrohet të thërrasë një tjetër zgjedhje në disa muaj, diçka për të cilën z. Berluskoni tha se "nuk do të jetë e dobishme."

Z. Bersani, një ish-komunist, ka qenë një nga kundërshtarët më të fortë të z. Berluskoni.

Sa për Beppe Grillon të lëvizjes 5-Yje, ai tha të martën se nuk dëshiron të bëjë "pazare" me ndonjë nga partitë ndaj të cilave bëri fushatë kundër dhe që mbështetësit e tij i përçmojnë.

Duke folur në shtëpinë e tij në Genoa, z. Grillo u zotua gjithashtu për t'i bllokuar ato parti nga krijimi i një koalicion të madh.
XS
SM
MD
LG