E enjte, 17 prill, 2014

Lajme / Ballkani

Tradita e filigranit në Prizren ende e gjallë

x
Madhësia e gërmave - +
Prej shekujsh, qyteti i Prizrenit në Kosovën perëndimore ka qenë i njohur për stolitë e filigranit prej ari dhe argjendi. Por shumë pak zejtarë të filigranit kanë mbetur, sepse sot shumë mallra të këtij lloji importohen me çmime të ulta. Do të flasim tani për një punishte të filigranit në Prizren, e cila i reziston konkurrencës dhe përpiqet të ruajë traditën.

Filigrani është një zeje që kërkon durim dhe sy artistik. Punimet e filigranit bëhen nga fije metali, i cili përdridhet në forma të ndryshme dhe pastaj nxehet e pastrohet duke marrë shkëlqim.

Në kooperativën "Filigrani", Haki Bamja flet për traditën e Prizrenit në këtë zeje:
Haki Bamja, "Filigrani"
"Prizreni ishte në kryqëzimin e shumë rrugëve nga Selaniku në Itali prandaj kjo zeje u zhvillua në të gjitha këto zona, sidomos në Prizren."

Zoti Bamja thotë se importet e lira e kanë dëmtuar tregtinë e filigranit.
"Kosova është treg i hapur për çdo gjë, prandaj mallrat që vijnë nga Kina dhe Tajvani ia kanë marrë një pjesë të vlerës zejes sonë."
Ai thotë se njerëzit e tij punojnë vetëm me argjend sepse ari është shtrenjtuar shumë.

"Filigrani," ka qenë një ndërmarrje e madhe në kohën e ish Jugosllavisë, më vonë u privatizua dhe tani është një punishte me vetëm 8 partnerë, të cilëve u duhet të punojnë shumë për të shkrirë telin e argjëndit dhe për ta punuar e kthyer atë në format e objekteve të ndryshme.

Bashkim Tejeci, një tjetër partner i "Filigranit" e kujton kështu kohën kur kjo zeje ishte më e vlerësuar.  

"Bregdeti i ish-Jugosllavisë ishte plot me prodhime të ndërmarrjes sonë në Prizren. Edhe sot e kësaj dite, argjendarët e bregdetit kroat ka të ngjarë të jenë nga Prizreni  ose ta kenë mësuar zanatin nga dikush këtu. Tani, vëmendja është shumë e vogël, tregu është zvogëluar dhe po ashtu interesimi dhe mbështetja është shumë, shumë e vogël."

Mjeshtrja e filigranit, Hilmije Bytyqi thotë se kjo tregti është në prag të zhdukjes.
Hilmije Bytyqi, mjeshtre e filigranës
"Kjo zeje mund të zhduket sepse të rinjtë nuk kanë durim për këto lloj punësh. Ata e kalojnë kohën nëpër kafene dhe përpara komjuterit".

Punëtorët fitojnë mesatarisht 300 euro në muaj.
Periudha me shitjet më të mëdha është pragu i verës kur sezoni i dasmave arrin kulmin. Kërkohen sidomos unazat, varëset dhe rripat e mesit prej filigrani. 
Pjesën tjetër të vitit punëtorët prodhojnë byzylykë, llulla ose korniza.  

Disa prej tyre e ushtrojnë zejen edhe në shtëpi. Mehmed Kastrati u mëson djemve artin e filigranit dhe për të kjo është kthyer në një traditë familjare. Ai thotë se zeja është në duar të sigurta:
Mehmed Kastrati, mjeshtër i filigranit
"Nuk mendoj se znati po zhduket. Ka një farë rreziku, por kur shikoj se fëmijët e mi po e trashëgojnë zanatin, do të mbetet dikush që do ta vazhdojë."
 
Ai nuk ka frikë nga konkurrenca e vendeve me prodhim masiv, si Kina dhe thotë se askush nuk mund ta konkurrojë cilësinë e mallit të punuar me dorë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
16.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Mosmarrëveshje mes kryeministrit dhe gjykatës kushtetuese turke

Tensionet po shtohen mes kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan dhe gjykatës kushtetuese të vendit
Më tepër

Nju Jork: Reagime pas shpërbërjes së programit të përgjimit

Autoritetet në qytetin e Nju Jorkut kanë vendosur të shpërbëjnë njësinë e përgjimit të komunitetit mysliman
Më tepër

Histori: Çfarë ka ndodhur më 16 prill?

1705 - Mbretëresha e Anglisë, Anne, shkon në kolegjin Trinity, Kambrixh, Londër, dhe nderon me titullin e kalorësit Isak Njutonin - personi i parë që merr këtë titull për kontributin në shkencë....
Më tepër

Yellen: Inflacioni ende i ulët

Ajo tha se Rezerva Federale nuk pritet ta ngrejë nivelin e interesit, deri sa kuotat e inflacionit dhe papunësisë të bëjnë të nevojshë një gjë të tillë.
Më tepër

Fushata zgjedhore në Maqedoni

Analistët paralajmërojnë një përsëritje të rezultatit nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
16.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A visitor walks next to a sand sculpture on elections made by Indian sand artist Sudarshan Pattnaik at a beach at Puri in the eastern Indian state of Odisha. Around 815 million people have registered to vote in the world's biggest election.
  • Polly Dreezer, aged three, points to graffiti art on a wall near the headquarters of Britain's eavesdropping agency, Government Communications Headquarters in Cheltenham, western England.
  • Models stand near vehicles on display at the New York International Auto Show in New York City.
  • Jordanian artist Nezam Nimeh, 58, cleans his artwork which is a scale model of the Dome of the Rock in Amman.
  • A woman pastes cow dung cakes on a wall for drying in the northern Indian city of Allahabad.
  • Maritime police search for missing passengers in front of the South Korean ferry "Sewol" which sank at the sea off Jindo.
  • A relative waits for their missing loved one at a port in Jindo, South Korea.
  • A fighter jet flies above as Ukrainian soldiers sit on an armoured personnel carrier in Kramatorsk, in eastern Ukraine.
  • People enjoy the last day of water festival on Pyi Road in Rangoon, Burma, (VOA/MoeMoe Htun).
  • A Russian flag is seen on top of an armoured personnel carrier in Slaviansk.
  • A gaucho rides a wild horse during the annual celebration of Criolla Week in Montevideo, April 15, 2014.
  • Survivors, families of victims, officials, first responders and guests pause as the flag is raised at the finish line during a tribute in honor of the one year anniversary of the Boston Marathon bombings in Boston, April 15, 2014.
  • Algerians walk down decorated stairs in the center of the Algerian capital, Algiers.
  • A rescuer climbs into a compartment in search of trapped passengers at the scene of a derailed train at Teghria village near Jagiroad Rail Station in Morigaon district, some 90 kms from Guwahati, in India's northeastern state of Assam.

Interaktive