Lidhje

BB: Projekti për Fushë Lukovën në fazë studimore


Një projekt energjitik i qeverisë së Maqedonisë mbi kaskadën e Mavrovës, që synon përmirësimin e punës së tre hidroçentraleve ekzistuese dhe ndërtimin e një hidroçentrali të ri, ka ngjallur debate kohët e fundit si në Maqedoni edhe në Shqipëri. Kundërshtimet në Maqedoni vijnë nga banorët që jetojnë përeth zonës së prekur si dhe për shkak të shqetësimeve mjedisore, meqë hidroçentrali pritet të ndërtohet në një park kombëtar. Në Shqipëri, shqetësimet janë shkaktuar nga mundësia e prekjes së ujrave të kaskadës së Drinit. Në projekt është përfshirë edhe Banka Botërore e cila po ndihmon qeverinë e Maqedonisë me kërkesë të kësaj të fundit.
BB: Projekti për Fushë Lukovën në fazë studimore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00


Zyrtarët e Bankës Botërore, i thanë Zërit të Amerikës se përgatitjet, si për projektin teknik, ashtu edhe për studimin mjedisor, janë në faza të avancuara, ndonëse ende në nivel kunsulentësh. Projekti drejtohet nga Kompania Hidro-Energjitike e Maqedonisë. Banka Botërore thotë se do të merren të gjitha masat, që në se projekti realizohet, të respektohen standartet më të larta mjedisore në përputhje me politikat e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Evropian.

Pasi të merret propozimi i konsulentëve për projektin përfundimtar, ai do të rishikohet nga Kompania Hidro-Energjitike, nga një panel ekspertësh të pavarur dhe nga Banka Botërore. Më pas, projekti do t’i nënshtrohet një diskutimi publik. Ky diskutim, sipas zyrtarëve të Bankës, do t’u shtohet konsultimeve që janë duke u kryer aktualisht me komunitetet e prekura në Maqedoni, si pjesë e punës përgatitore.

Përsa i përket shqetësimeve në Shqipëri lidhur me devijimin e lumit Radika dhe ndikimin në kaskadën e Drinit, zyrtarët e Bankës Botërore thonë se në bazë të informacionit që kanë ata, Shqipëria dhe Maqedonia kanë një marrëveshje për administrimin e ujrave, në bazë të së cilës Shqipëria ka rënë dakort që Maqedonia mund të devijojë një sasi ujrash deri në 8 metra kub për sekondë, nga lumi Radika, për në lumin Vardar, dhe sipas Bankës, ndonëse projekti nuk është finalizuar, me ato që dihen deri tani, devijimi do të jetë shumë më i ujët se kaq.

Banka Botërore thotë se gjatë viteve të kaluara ajo ka marrë kontakte me banorët e Dibrës rreth hidrocentralit të Fushës së Lukovës, do të vazhdojë të bëjë të njejtën gjë edhe në të ardhmen. Për momentin Banka Botërore ka ofruar 3 milion dollarë për studimet teknike, mjedisore dhe sociale të projektit.
XS
SM
MD
LG