Lidhje

Anketim i qytetarëve mbi BE-në


Albert Rakipi - Instituti i Studimeve Nderkombetare
Albert Rakipi - Instituti i Studimeve Nderkombetare
Instituti për Studime Ndërkombëtare bëri sot të ditur se mbështetja e opinionit publik shqiptar për integrimin në Bashkimin Europian ka pësuar një rënie të lehtë muajt e fundit.
Studimi, bie mbeshtetja per BE
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:14 0:00

Anketimi zbuloi se shqiptarët janë të vetëdijshëm që vendi i tyre nuk është gati për antarësim, por e dëshirojnë integrimin për të patur më shumë punë dhe mirëqenie dhe më pak korrupsion dhe varfëri. Instituti publikoi sot sondazhin mbi perspektivën europiane të Shqipërisë, sipas të cilit, mbështetja e opinionit publik për antarësim në BE ka shënuar një rënie të lehtë, edhe pse mbetet ndër më të lartat në kontinent. Anketimi, që u zhvillua dy muaj më parë në 12 qarqe me intervista të drejtëpërdrejta të një mijë e 200 personave, nxori se mbështetja për integrimin e Shqipërisë në BE është 77 për qind, kundrejt 85 për qind që ishte vitin e kaluar.

Rreth 30 për qind e njerëzve mendojnë se antarësimi në BE ka rëndësi kryesore për Shqipërinë, ndërsa 50 për qind të tjerë thonë sivjet se ky integrim është hap i rëndësishëm por jo kryesor. Gjysma e të anketuarve pohuan se BE bëri mirë kur vendosi në dhjetor që të mos ia japë Shqipërisë statusin e kandidatit. Rreth 70 për qind e të anketuarve thanë përgjegjësit kryesorë për këtë janë qeveria dhe politika shqiptare. Ndër shkaqet kryesore për këtë shtyrje të dhjetorit të anketuarit mendojnë se janë shkalla e ulët e sundimit të ligjit dhe dhe shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit.

Megjithatë ata shprehen me optimizëm se do të ecin përpara drejt BE-së. Rreth 50 për qind shpresojnë se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në qershor, ndërsa 30 për qind thanë jo.

Qytetarët janë të vetëdijshëm se Shqipëria nuk është ende gati për t'u antarësuar në BE. Mbi 54 për qind e tyre e pohojnë këtë, por megjithatë mbi 40 për qind e të anketuarve kërkojnë që BE ta integrojë Shqipërinë edhe pse ajo nuk është gati nga standartet.

Pjesa më e madhe presin nga antarësimi në Europë më shumë vende pune, nivel më të lartë jetese, ligji dhe demokracie si dhe më pak korrupsion dhe më pak varfëri. Ndërsa ata të paktët që do të votonin kundër këtij antarësimi thonë se aktualisht BE është në krizë ekonomike dhe kjo do ta dëmtonte Shqipërinë me rritje çmimesh, me dobësim të biznesit shqiptar dhe se të huajt mund të zinin vendet më të mira të punës, sepse janë më të kualifikuar.

Shumica e të anketuarve mendojnë se antarësimi mund të ndodhë pas vitit 2020. Anketimi u krye në prill dhe kishte parasysh shtyrjen e dhjetorit, ndërsa të dhënat e përpunuara të tij dolën sot pak ditë para se BE të marrë një vendim rreth statusit kandidat, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian.
XS
SM
MD
LG