Lidhje

Ukraina njofton për praninë e trupave ruse


Një zyrtar ukrainas tha sot se trupat ruse janë parë në dhjetë pika të ndryshme në Ukrainën lindore, përfshirë dy qytete të rëndësishme, ndërkohë që agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët njoftoi se numri i personave të zhvendosur nga luftimet në Ukrainën lindore është dyfishuar brenda një muaji.

Andri Lysenko, zëdhënës i Këshillit për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare në Ukrainë tha se forcat ruse po vazhdojnë të shtojnë praninë me forca dhe pajisje ushtarake në gjashtë zona në rajonin e Donetskut, përfshirë qytetin e Donetskut si dhe zona në rajonin e Luhanskut, përfshirë qytetin me të njëjtin emër. Dy qytetet janë baza të rëndësishme të separatistëve.

Zoti Lusenko tha se 15 ushtarë rusë ishin vrarë në luftime në Ukrainën lindore gjatë 24 orëve të fundit.

XS
SM
MD
LG