Lidhje

Korea e Veriut dënon amerikanin Miller


Korea e Veriut dënoi me gjashtë vjet punë të detyruar amerikanin Matthew Miller për akte armiqësore kundër Phenianit.

Miller, në të 20-tat, u arrestua në prill pasi grisi vizën e tij në imigracion dhe kërkoi azil në Korenë e Veriut.

Pas një paraqitje të shkurtër sot në mëngjes, zotit Miller u mohua mundësia e apelimit të dënimit.

Një gjykim i shpejtë pritet edhe për Jeffrey Fowle i cili hyri në Korenë e Veriut si turist dhe u arrestua në maj pasi la një bibël në një klub provincial.

Misionari koreano-amerikan Kenneth Bae, po kryen një denim prej 15 vjetësh për ato që Pheniani thotë se ishin akte armiqësore që synonin të rrëzonin qeverinë.

XS
SM
MD
LG