Lidhje

Misioni i Indisë në Mars


India ka hedhur me sukses një satelit në orbitë rreth Marsit, duke u përfshirë në klubin e vogël të vendeve që eksplorojnë hapësirën, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Evropa.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi e njoftoi dërgimin e suksesshëm sot në komandën qendrore të Organizatës Indiane për Kërkime në Hapësirë në Bangalore, i rrethuar nga një grup astronautësh indianë.

Suksesi i këtij misioni shënon një moment historik në përpjekjet 50 vjeçare të programeve indiane të hapësirës. Sateliti, i prodhuar me teknologji indiane, kushtoi 74 milionë dollarë, një shifër shumë më e vogël se mjeti hapësinor MAVEN i Nasës, e cila arriti të dielën destinacionin në orbitën e Marsit.

Sateliti indian do të mbledhë informata për sipërfaqen dhe sistemin meteorologjik të planetit të largët.

XS
SM
MD
LG