Lidhje

Problemet me Shërbimin Sekret


Media amerikane njofton për një tjetër incident problematik për agjencinë që mbron presidentin dhe familjen e tij.

Sipas njoftimeve, një roje e armatosur, i punësuar nga një kompani private sigurie u fut në ashensor me Presidentin Obama gjatë vizitës së tij në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta muajin e kaluar. Roja filloi t’i bënte fotografi presidentin me celularin personal, duke mos përfillur paralajmërimet e Shërbimit Sekret.

Shërbimi Sekret nuk e dinte që personi ishte i armatosur, deri pas pushimit të tij nga puna. Më pas u mësua se ai ishte shpallur më parë fajtor edhe për sulm fizik.

Incidenti i fundit del në dritë pasi Shefja e Shërbimit Sekret Julia Pierson dëshmoi para Kongresit për incidentin e ditëve të fundit, kur një person kapërceu gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë dhe u përpoq të futej në mjediset e brendshme të rezidencës presidenciale.

XS
SM
MD
LG