Lidhje

Britania arreston të dyshuarin e pestë


Policia britanike ka arrestuar të dyshuarin e pestë lidhur me një komplot terrorist.

Ai u bashkohet katër burrave të tjerë në të 20-at që u arrestuan në Londër të martën.

Zyrtarët nuk kanë dhënë hollësi lidhur me sulmin e planifikuar, por thane se ai ishte në fazat fillestare dhe e cilësuan si të rëndësishëm dhe serioz. Të paktën një nga të dyshuarit thuhet të ketë lidhje me militantët islamik në Siri.

Britania e ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në gusht.

Shteti Islamik në Siri u ka prerë kokat dy punonjësve britanik të ndihmave dhe dy gazetarëve amerikanë në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve të drejtuara nga Shtetet e bashkuara mbi Shtetin Islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG