Lidhje

Fushata zgjedhore në Tiranë


Fushata elektorale në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00

Në Tiranë, fushata zgjedhore po zgjerohet përditë e më shumë. Drejtuesit e dy partive më të mëdha politike po takohen me qytetarë në shumë krahina. Vështirësitë ekonomike janë në qendër të bisedave, më pas edhe tema që lidhen me mjedisin dhe administrimin e territorit.

Fushata elektorale në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00

​Fushata zgjedhore në Shqipëri po zgjerohet gradualisht në të gjithë krahinat. Drejtuesit e dy partive kryesore po vizitojnë qytete të ndryshme për të mbështettur reformat dhe kandidatët e tyre.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës, ku ndau çertifikata legalizimi për të ndërtimet e parregullta dhe bisedoi me mjekët e atij qyteti mbi kushtet e punës në spitalin, ku janë investuar disa shërbime të reja.

Zoti Rama foli me shqetësim për banorët që po largohen jashtë shtetit nga ajo krahinë, fajësoi qeverinë e mëparshme për politika të gabuara që nuk nxitën prodhimin dhe bizneset kuksiane, dhe tha se qeveria e tij po punon që të kthejë zhvillimin ekonomik të asaj krahine në rrugën e duhur.

Partia Demokratike e opozitës vazhdoi po ashtu tubimet për zgjedhjet vendore. Kryetari i saj Lulzim Basha ishte sot në Durrës dhe më parë në Berat, Elbasan e Lushnje, duke u bërë thirrje qytetarëve pa dallime partiake që të votojnë për kandidatët e opozitës dhe të ndalin abuzimet e koalicionit qeveritar me pushtetin.

Kryetarët partiakë Rama dhe Basha ka qenë më parë edhe kryetarë të bashkisë së Tiranës, ku gara mes kandidatëve Erjon Velija dhe Halim Kosova sa vjen e gjallërohet më tej.

Ata po shkëmbejnë kritika mbi shkeljet që janë bërë në jetën e Tiranës nga njëri mandat në tjetrin, ndërsa sot një grup të rinjsh protestuan përsëri para selisë së qeverisë kundër ndërtimeve shumëkatëshe poshtë digës së liqenit artificial.

Ato ndërtesa shumëkatëshe u projektuan gjatë mandatit të njërit kryetar dhe u lejuan në fund të mandatit të tjetrit.

Sipas Grupimit qytetarët për parkun, ndërtimet e fundit poshtë digës së liqenit po rrezikojnë të shkatërrojnë të vetmin park që Tirana ka deri tani. Kryeqyteti shqiptar ka vetëm gjysmë metri gjelbërim për banorë, kur minimumi duhet të kishte 7 metra katrorë gjelbërim për çdo banor.

Mbrojtja e parkut është premtuar vazhdimisht në dy dekadat e fundit, por gjatë gjithë kohës ai është dëmtuar nga ndërtime të ndryshme, të cilat kanë mbipopulluar edhe të vetmen zonë të qetë të kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG