Lidhje

ENI zbulon rezerva shumë të mëdha gazi natyror


Gjigandi energjitik italian, ENI, njoftoi se ka zbuluar në detin Mesdhe, pranë ujërave territoriale egjiptiane, rezervat më të mëdha nëntokësore të gazit natyral.

Kompania ENI thotë se depozita nëntokësore shtrihet për 100 kilometra katrorë dhe mund të përmbajë 850 miliardë metër kub gaz. Pusi ku u bë është në thellësi 1450 metra në det, dhe në një distancë prej 190 kilometra nga bregu egjiptian.

Lajmi u bë i ditur në vijim të një vizite të drejtorit të ENI në Kajro, ku u takua me presidentin egjiptian dhe udhëheqës të tjerë. Kompania ENI mendon se ky zbulim do të transformojë skenarët energjitikë për Egjiptin, dhe synon që të marrë rolin e prodhuesit fillestar.

ENI radhitet ndër 11 kompanitë më të mëdha industriale të botës, dhe ka zhvilluar aktivitet në Egjipt për dekada me radhë.

XS
SM
MD
LG