Lidhje

Shkurtime në Al-Jazeera


Televizioni i Katarit, Al Jazeera njoftoi se do të shkurtojë rreth 500 vende pune në mbarë botën. Kjo është një tjetër valë shkurtimesh të shpenzimeve për këtë shtet të Gjirit, i cili po vuan pasojat e rënies së çmimeve të naftës.

Shumica e shkurtimeve do të jenë në Doha ku televizioni ka selinë e tij, sipas një deklarate të Al Jazeeras, e cila e përshkroi këtë hap si një nismë për optimizimin e fuqisë punëtore.

Al Jazeera u themelua në vitin 1996 si një kanal televiziv në gjuhën arabe. Ajo ka tani disa kanale, duke përfshirë edhe një shërbim ndërkombëtar në gjuhën angleze.

Këtë vit, u njoftua se do të mbyllet Al Jazeera për Amerikën, që filloi tre vjet më parë.

XS
SM
MD
LG