E enjte, 30 korrik, 2015

Lajme / Ballkani

Arvizu: Nacionalizmi lojë e rrezikshme

Ambasadori amerikan në Tiranë “po përdoret për qëllime politike. SHBA nuk mbështet ndryshimin e kufijve”

x
Në Tiranë ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu paralajmëroi sot se përdorimi i mesazheve nacionaliste për qëllime politike është një lojë e rrezikshme dhe se retorika e veprimet nacionaliste mund të destabilizojnë potencialisht Ballkanit dhe të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Ai i bëri thirrje qeverisë që të jetë e qartë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët duke saktësuar se zgjedhjet nuk duhet të jenë justifikim për të dërguar mesazhe të përziera. Zoti Arvizu tha prerë se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në Ballkan.

 
Konferenca e organizuar nga Këshilli i shqiptar  Atlantikut për cështjet e sigurisë në Ballkan ishte një rast ideal për ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu për të komentuar një temë që ka nxehur debatin jo vetëm në Shqipëri, por që ka acaruar dhe marrëdhëniet me disa nga fqinjët e saj. Retorika e fortë nacionaliste që ushqeu lindjen e Aleancës Kuqezi, por më së shumti përdorimi i toneve nacionaliste nga kryeministri Sali Berisha në vigjilje të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë e më pas, shihet si një lojë me zjarrin nga ambasadori amerikan: “Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike.  Kjo është një lojë e rrezikshme.  Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar.  Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë”.
 
Retorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialisht rajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë, tha ambasadori Arvizu, ndërsa nënvizoi se Shtete e Bashkuara nuk mbështesin një ndryshim kufijsh: "Më lejoni të jem i qartë si kristali, absolutisht i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit.  Çdo përpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese".
 
Kryeministri Berisha, jo më larg se dje saktësoi se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale, ndërsa i mëshoi idesë se albanofobia në rajon është ende një problem. Ai tani po përdor sloganin të Bashkuar me njëri tjetrin të bashkuar me Europën. Por sipas ambasadorit amerikan mesazhet duhet të jenë të qarta: "Duke parë rolin pozitiv që Qeveria e Shqipërisë ka luajtur tradicionalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nxisim drejtuesit e saj që të jenë të qartë në këtë element.  Zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dërguar mesazhe të përziera". 
 
Sipas ambasadorit Arvizu “fjala për një  “Shqipëri të Madhe” të rreme është një shpërqendrim nga problemet shumë reale me të cilat përballet Shqipëria sot, dhe votuesit nuk duhet të bien pré e kësaj”, ndërsa theksoi se edhe “thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as aspiratave të integrimit Euro-Atlantik të vendit, dhe minon përparimin e arritur për stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lëvizjen drejt integrimit europian”
 
Retorika nacionaliste alarmoi fqinjët juglindor të Shqipërisë. Presidenti maqedonas dhe ministri i jashtëm grek anulluan pjesmarrjen në festimet e 28 nëntorit. “Kjo mund të duket si një pasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por - nenvizoi zoti Arvizu - është diçka që frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë.  Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmë vëmendje kësaj".
 
Këto zhvillime kanë tërhequr edhe vëmendjen e Brukselit. Si në përfundimet e Këshillit të ministrave të Bashkimit europian ashtu dhe në rezolutën e djeshme të parlamentit europian u përfshinë paragrafë në të cilët Shqipërisë i kërkohet të evitojë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: kevin nga: tirane
28.12.2012 15:52
pa ameriken nuk do kishte kosove te pavarur. pa ameriken jemi te mbaruar si komb. projektet e medhaja i bejne shtetet si amerika dhe jo ne.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
17.12.2012 17:53
Deklarimet e Berishes me karakter nacionalist jane thejshte elektorale dhe pa as me te voglen prapavije e strategji per te hyre ne rruge me rrisk kombetar. Afrimi fushates zgjedhore ka shtyre ata qe ne u themi politikane por qe nuk jane as te tille e as diplomate, te gjejne formula dhe te perdorin fjalor te gjithanshem per te siguruar vota. Asnjeri prej atyre politikane qe shkojne tek thirrjet nacionaliste nuk eshte ulur per te bere llogarite se si realizohet dhe cilat jane veshtiresite e pamundesite. E keqja jone si shqiptare eshte se ne flasim por nuk veprojme e as nuk mbrojme fjalen e thene me argumente te qendrueshme. Nuk ka asnje lloj rreziku per fqinjet e as per stabilitetin rajonal e evropian pasi thirrjet jane çeshtje retorike.


nga: shqiptar
16.12.2012 09:17
Kjo eshte e keqja me e madhe e shqiptareve.
Nje deklarate e kujdeseshme e ambasadorit amerikan kunder veprimeve nacionaliste e teprimeve retorike ne nje situate te caktuar te festimit te 100 vjetorit te pamvaresise, shfrytezohet me primitivitet politik, per te sulmuar qeverine aktuale demokratike si e keqja me e madhe.
Ka sigurisht arsye per te kritikuar cdo qeveri.
Por te kalohet nga kritika normale ne perseritjen si papagej te mashtrimeve asnjehere te provuara e faktuara qe perhapin bllokmenet socialiste, ndaj forcave politike qe rezuan diktaturen me te eger staliniste ne Evrope, ky eshte nje paradoks qe nuk e priste populli shqiptar qe e vuajti dikaturen komuniste, ta gjeje te pasqyruar ne Zerin e se vertetes, Zerin e Amerikes..
Momentalisht Shqiperia, ne saje te politikes se kesaj qeverisje, ariti qe te behet antar i NATO dhe shqiptaret te levizin ne Evrope si njerez te lire. Gjate kesaj periudhe gjithashtu kombi shqiptar ariti dhe nje fitore te madhe me pamvaresine e Kosoves.
Te nxish me tendence cdo arritje te kesaj qeverie, edhe duke mashtruar se Shqiperia qenka varferuar pas permbysjes se diktatures komuniste, kete mund ta bejne vetem nostalgjiket e diktatures komuniste.
Lexoj marezite qe shkruan ky zoteria anonim ketu.
Idene e bashkimit te kombit, dhe deklarimin e te vertetave historike, i quan "retorike" duke keqinterpretuar deklaraten e ambasadorit.. Kerkesen e drejte te popullsise came per denimin e genocidit grek , i personalizon duke demonizuar liderin e partise se tyre.
Zoteri !
Nese SHBA -te jane bere shteti me i fuqishem e me demokratik i botes, kjo eshte aritur jo duke haruar historine e erret te se kaluares, luften per pamvaresi, luften kunder kunder krimit te organizuar e mafies, luften kunder dallimeve raciale, luften kunder nazizmit e komunizmit si ideollogji qe i shkatuan miliona viktima botes.


nga: Anonim
15.12.2012 17:45
Retorika nacionaliste e kryeministrit Berisha ishte karte krediti per zgjedhjet e vitit 2013 per nje grusht votash me te drejte Z Arvizu e kritikon me te drejte kete retorike kur kombi ka plot probleme.,nuk u muar statusi per kandidat per ne BE nga Shqiperia sepse Berisha dhe politikanet rreth tij nuk e duan qe shqiperia te futet ne BE sepse i drejton krimi i organizuare dhe pasuria kombetare kaloi ne nje dore prej 5% dhe 95% jane te varferit ku Berisha dhe femijet kane nje pasuri maramendese dhe femijet pasurohen ne nje vit sac mer zv Presidenti Bajden ku Ministrat e tij si MEDIU.META,PRIFTI,RULI.BASHA OLLADASHI te lidhur me krimin e organizuare ne ndjekje penale me pasuri maramendese..ekonomia shqipetare eshte ne krize ekonomike te rende rreth 40% te popullsise marin ushqimet me liste veresie borxhi publik shkon 62.7% Cez dhe sistemi energjitik eshte piramide si ne vitin 1997 edhe kompanite jane piramida .kjo eshte vajtuse per shqipetaret sepse organet sigurise jane njesh me Berishen ,por ky zotni ka dhe strukturat paralele per kundershtaret e tij.Berisha dhe politikanet rreth tij nuk duan integrimin ne Evrope sepse krimi i organizuare i furnizon me para kesh dhe i organizon fushatat elektorale me kompani amerikane me miliona euro.bashkimi e kombit eshte retorike e Berishes per vota elektorale,,ky zotni ja shiti ujrat teritoriale Greqise duke bere pazare personale ai ndertoi vareza greke ne teritorin shqipetar..sot Idrizi ben rezolute per ceshtjen came eshte e drejte por Idrizi ishte ne kualicion me Berishen kur shiti ujrat teritoriale Greqise apo per varezat greke ne shqiperi..z Idrizi ju nuk bete nje vareze per camet e vrare nga greket,por menduat per pasuri personale nga doganat me mikun tuaj Nano dhe tani me mikun tuaj Berisha..puna e pare e kesaj Qeverie te jape doreheqjen dhe vendosjen e nje Qeverie teknike...VEPRO TANI,,BE DHE USA...


nga: Shqiptar
15.12.2012 17:05
Si eshte e mundur qe per kete teme teper te ndjeshme per miliona shqiptare ne VOA te kete vetem nje koment ?


nga: Anonim
15.12.2012 15:23
Amerika eshte vend multietnik ku shqiptari, serbi, greku, turku, maqedonasi jetojne ne harmoni. Ky eshte modeli qe SHBA shikon per Europen e Ballkanin. Ndersa perkrah lirite e kombeve sikurse kosovareve duke i ndihmuar edhe ushtarakisht ta arrijne kete Amerika nuk eshte tifoz nacionalist shtetesh qe kerkojne lufta e ndarje kufinjsh e ne te njejten kohe bashkim me Europen. Integralistet faqezinj te "kuq e zi" duhet ta kuptojne se jane ne anen e gabuar dhe vetem luftra e varferim mund ti shkaktojne. Mendoj se Berisha e ka bere deklaraten vetem per vota, por mund ti shkaktoje humbjen e pushtetit.


nga: shqiptar
15.12.2012 02:23
Do te doja te shtoja ne komentin tim edhe nje fakt tjeter.
Permendet anullimi i vizitave te qeveritareve greke e maqedones nga festa e 100 vjetorit te pamvaresise se Shqiperise fqinje, si pasoje e retorikes nacionaliste shqiptare.
Sigurisht ka edhe ndonje palo shqiptar qe e shet veten nacionalist e ndermer aventura. Ne boten demokratike jane normale gjithashtu qe udheheqes te nje vendi, te priten me domate apo veze nga nje grup njerezish. Por kjo nuk duhet te behet shkak qe qeveritare te larte te ndermarin veprime, e perseris veprime te nxituara, kur retorika nacionaliste ne vendet e tyre eshte e vazhdueshme e jo vetem me raste festash.


nga: shqiptar
15.12.2012 02:13
Ka dicka qe ndryshon midis asaj qe quhet "retorike nacionaliste" dhe veprimeve nacionaliste.Ne shqiptaret kemi fjalen e urte :"e thena me te beren jane larg".
Nuk ka popull me patriot se amerikanet, ndonese perberja e tyre etnike eshte me e larmishmja ne bote. Ne kete kontest vertete levizja thjeshte etnike ne kohen e integrimeve eshte anakronike dhe e rezikeshme sic thote z Arvizu.
Ballkani ne dekadat e fundit pesoi luftera me viktima te shumta si pasoje jo vetem e retorikave etnike, por edhe atyre religjioze.Ne fund te luftes se dyte boterore, nacional shovinistet serbe bene genocid te hapur ndaj popullsise shqiptare came dhe spastrim te plote te popullsise se Camerise te religjionit mysliman.
Po kjo histori me permasa akoma me te medha u perserit edhe ne dhjetevjecarin e fundit te shek XX ne ish Jugosllavi.U masakruan mbrenda 8 mije boshnjake myslimane nga serbet ne prani te forcave te OKB, u be spastrim etnik e me vone kjo histori vazhdoi edhe ne Kosove. Me nderhyrjen e NATO qe i qofshim fale, ne kosove u pengua spastrimi etnik i shqiptareve, sic pati ndodhe ne Greqi. Nderkaq shqiptaret nuk kane ndermare kurre asnje veprim agresiv ne trojet e banuara nga fqinjet.
Kjo histori jo teper e larget, nese do te harohet, qofte edhe per hir te integrimit, eshte me e rezikshme se sa te deklarohen publikisht te vertetat historike, e ketu nek behet fjale per retorike nacionailiste, por deklarime te se vertetave.


nga: Agim nga: USA
15.12.2012 01:49
I nderuari ambasador duhet kuptuar drejte dhe shqiptaret ne menyre absolute nuk duhet as te shohin ne enderr ndryshimin e kufijve.Kufijte duhet te qendrojne aty edhe per nje shekull te pakten.te qendrojne aty dhe tu tregohne brezave shqiptare vuajtjet,gjakun,mbijetesen,miqte dhe armiqte,Tu tregojne brezave se cfare ju bene otomanet te pareve te tyre dhe se si kjo Europa se bashku me fqinjet e shqyen meme Shqiperi ne pese shtete.Kufijte duhet te qendrojne aty edhe per nje arsye tjeter tu transmentohet brezave mesazhi qe keto kufij ketu i kemi prej Amerikes se madhe se po te mos ishte ajo dhe Austro-Hungaria s'do te kishte kufij fare se nuk do te kishte Shqiperi. Pra kufijte mos i luani,shqiptaret mos i luani nga vendet ku jane.AJO QE DUHET TE KRIJOJNE SHQIPTARET ESHTE USA-Shtetet e Bashkuara Te Shqiptarve.


nga: toni nga: gosrivar
14.12.2012 19:44
jam i habitur me deklaraten e ambasadorit te Amarikes Z.Arvizu,per shqiperin e madhe ne nuk kerkojm shqiperi te madhe ne po kerkojm ate qe na e kan marr.z.Arvizu e di shum mir qe me 1913 u ndam ne shqiptaret mes veti dhe ajo shqipri qe mbeti sot esht vetem per shkak te ish presidentit willson.gjithashtu per pasaportat qe te mqrrin te gjith shqiptqret kudo qe ja ae din mir ky zorti qe bullgarija u jep pasaporta te gjith bullgarve jasht bullgaris greqija u dha pasaporta te gjidhve grekeve ne shqiperi ku osht ky problem qe shqiptaret te marrin pasaporta shqiptare le tna spjegoj ky zotri,pse kjo zhurm tash pse dashkan shqiptaret te bashkohen pse nuk intervenojn per deklaratat e gruevakit kur flet fjal nacionaliste por vetem kur flasin shqiptaret ata reagojn,kjo nuk esht e drejt ktu shihet realiteti se sa na dashkan neve si poull.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Studim i Harvardit: Sfidat e ekonomisë shqiptare

Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar përgatiti studime mbi energjinë, tregjet dhe investimet e huaja, si dhe vëzhgime mbi cilësitë profesionale të diasporës shqiptare
Më tepër

Talebanët konfirmojnë vdekjen e Mullah Omarit

Një zëdhënës i Talibanit tha në një deklaratë dërguar shërbimit në gjuhën pashtu të Zërit të Amerikës se Mullah Omar vdiq nga një sëmundje
Më tepër

Kosova dhe fondet për projekte strategjike

Autoritetet ngritën Këshillin Kombëtar për Investime, një detyrim nga konferenca e Berlinit e cila hapi rrugën për fondet evropiane për investime strategjike që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor
Më tepër

Presidenti i ri polak për praninë e NATO-s

Andrej Duda, i cili merr detyrën javën e ardhshme, thotë se përparësi e tij do të jetë prania e përhershme e trupave të NATO-s në Poloni, si garanci për sigurinë
Më tepër

Realizohet transplantimi i të dyja duarve

Një djalë 8-vjeçar në Filadelfia u bë i pari pacient që bën transplant të të dyja duarve pas një operacioni 10-orësh
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Britain's Prince Charles, Prince of Wales (R) and his wife Britain's Camilla, Duchess of Cornwall (2R) react as "Zephyr" the Bald Eagle, the mascot of the British Army Air Corps, flaps her wings whilst being held by handler Andy Winford during a tour of the annual Sandringham Flower Show in Norfolk.
  • A 500-meter aperture spherical telescope (FAST) is seen in construction in Pingtang county, Guizhou province, July 28, 2015. According to local media, the telescope will be put into use by September, 2016 and will become the largest in the world. China invested 667 million yuan in the construction and only the site selection took 15 years.
  • An Israeli settler is arrested by security forces as the demolition started of the so-called Dreinoff buildings under an Israeli High Court ruling in the settlement of Beit El, north of Ramallah in the occupied West Bank.
  • Andrew Grubowski, 10, releases a lantern during a vigil for Austin Stephanos and Perry Cohen, in Stuart, Florida. The two teenagers have been missing since July 24 when they went out on a boat to go fishing from Tequesta, Florida. A search continues for the boys from the Atlantic waters off Daytona Beach, north through Savannah, Georgia.
  • People try to board a government transport during the second day of a suspension of public transport services in San Salvador, El Salvador, July 28, 2015. Violent gangs ordered bus drivers to strike in a conflict that has killed six people and left thousands of commuters stranded on the streets of the Central American capital, police and bus company officials said.
  • Organist Richard Hill plays a newly restored 1903's American Wurlitzer Theatre Pipe Organ, which is believed to be the largest in Europe, at the Troxy entertainment venue in London. The Wurlitzer holds over 1,728 pipes ranging from 16 ft (4.9 meters) to 1 inch (2.5 cm) housed in four separate rooms, four keyboards, one pedal board and 241 stop keys, and has taken six years to restore.
  • The full moon rises over the illuminated Kazan Kremlin with the Qol Sharif mosque illuminated in Kazan, the capital of Tatarstan, located in Russia's Volga River area about 700 km (450 miles) east of Moscow.
  • Oil pumping jacks and drilling pads at the Kern River Oil Field where the principle operator is the Chevron Corporation in Bakersfield, California, July 28, 2015. The field is the third largest in California, fifth largest in the United States and relies mainly on the steam injection method to extract the crude oil.
  • People take part in the "Foulee du Festayres" foot race between Biarritz and Bayonne in Biarritz, southwestern France on the first day of the 79th Bayonne festival. This year's festival will run until Aug. 2, 2015.
  • Plants grow on houses in the abandoned fishing village of Houtouwan on the island of Shengshan. Just a handful of people still live in a village on the island east of Shanghai that was once home to more than 2,000 fishermen. Every day hundreds of tourists visit Houtouwan, making their way on narrow footpaths past tumbledown houses overtaken by vegetation.
  • A diver performs with fish as part of summer events at the Coex Aquarium in Seoul, South Korea.
  • Indian tribal dancers dressed in costume prepare to perform a traditional 'tiger dance' on the occasion of International Tiger Day in Kolkata.
  • Visitors at the Musee d'Orsay are seen in silhouette as they look behind a giant clock face at the former Orsay railway station, in Paris, France, July 28, 2015.
  • Japan's divers Sho Sakai and Ken Terauchi compete in the Men's 3m Springboard Synchronised final diving event at the 2015 FINA World Championships in Kazan, Russia, July 28, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.