Lidhje

Ashton: BE do të vazhdojë të punojë me Rusinë dhe Ukrainën


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton tha sot se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Rusinë dhe Ukrainën për të ulur tensionet mes dy vendeve, por do t'i mbajë sanksionet si alternativë. Ajo tha se po vazhdon puna për të garantuar se blloku prej 28-vendesh do të jetë i gatshëm të marrë masa kundër Rusisë në qoftë se kjo është e nevojshme.

Zonja Ashton theksoi nevojën për të bindur Rusinë që të ulë tensionet. Nga ana e tij, Ministri i jashtëm suedez Bildt kritikoi Rusinë për "propagandë agresive" kundër Perëndimit dhe u bëri thirrje partnerëve të Bashkimit Evropian që të ngulin këmbë me forcë tek e drejta ndërkombëtare për të ulur tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë. Kriza në Ukrainë mbizotëroi bisedimet dy-ditëshe në Athinë mes ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG