E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Banka Botërore: Ballkani të ecë vetë

Studimi thotë se vetëm reformat e shpejta mund të rritin vendet e punës, klimën e biznesit, shëmbimet tregtare dhe skemat e sigurimeve shoqërore.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Banka Botërore publikoi sot një studim, sipas të cilit kriza në eurozonë po zgjatet më shumë nga ç’ishte parashikuar dhe vendet e Europës Juglindore duhet të thellojnë reformat fiskale për të përmirësuar gjenden e tyre ekonomike. Studimi i fundit i Bankës Botërore sugjeron se vendet e këtij rajoni duhet të ulin deficitet fiskale, pagesat e prapambetura dhe borxhin publik, si dhe të forcojnë disiplinën fiskale. “Banka Botërore propozon që reformat strukturore dhe fiskale duhet të përshpejtohen. Vendet e rajonit nuk mund të vazhdojnë ashtu si deri tani - thotë Ksenia Lvovski, drejtuese e Bankës Botërore në Tiranë.
 


Studimi thotë se vetëm reformat e shpejta mund të rritin vendet e punës, klimën e biznesit, shëmbimet tregtare dhe skemat e sigurimeve shoqërore. Banka Botërore thekson se duhen nxjerrë mësime nga mënyra si kanë ecur privatizimet në rajon, ndaj duhet më shumë transparencë. “Privatizimi i Albpetrol-it nxiti pritshmëri të larta, të cilat deri tani nuk janë përmbushur. Të gjithë po presin rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Ndërsa privatizimi i CEZ ishte i shëndetshëm në fillim, ndonëse pak i nxituar. Por aktualisht qeveria dhe CEZ po ndërmjetësojnë një ndarje miqësore mes tyre, por rasti i CEZ nuk duhet përgjithësuar për të gjithë privatizimet” - tha zonja Lvovski
 
Banka Botërore mendon që edhe pse kriza vazhdon, Ballkani duhet të punojë më shumë për rritjen afatgjatë. Kriza nuk u zbut në mënyrë lineare, ndaj edhe rritjet ekonomike të vendeve janë ulur mesatarisht me 0, 5 për qind. Sipas këtij studimi rritja reale e ekonomisë shqiptare vitin tjetër mund të jetë 1,6 për qind, e Serbisë 2 për qind dhe e Kosovës 3,3 për qind, ndërsa të tjerët parashikohet të jenë afër zeros.
 
Sipas studimit, vendet e eurozonës po ngrihen ngadalë, tregjet financiare janë të pasigurta, lëndët e para janë me çmime të larta, dhe prodhimi industrial mbetet i dobët. Perspektiva e rritjes globale dhe e eurozonës është përkeqësuar, thotë Banka Botërore, prandaj Ballkani Perëndimor dhe Europa Juglindore duhet të ndjekin me vendosmëri reformat e veta, pa u mbështetur fort dhe pa pritur shumë nga tregtia dhe remitancat me Europën.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
19.12.2012 08:42
Kriza ekonomike ka pllakosur teShqiperise ,ku borxhi publik eshte ne nivelin 62.7% por mund te jete me lart nga manipulimi me shifrat dhe ritje ekonomike 1.6% dhe cmimet e ushqimeve jane 10 fishuar dhe me ekstrem eshte varferia ne zonat veriore te Shqiperise,kriza e ushqimeve eshte pergjegjesi e Ministrise te Bujqesise te cilet nuk muaren masa per reforma ne bujqesi ku bujqesine e lane ne harese si ne feudalizem,sot inportohen rreth 500 milion euro ushqime ne vit.remitancat kane rene ne maksimum,gjithashtu privatizime jane bere klienteliste Alpetrolin e mori Rezart Taci dhe nje privatim i deshtuar dhe klientelist apo Cez qe ishte teper i nxituar ku nuk mblodhi parate e faturave por propozonte vehten ngritje cmimesh te energjise per te kompesuar faturat e papaguara te institucioneve shteterore dhe rreth 50% te popullates..tani qe Qeveria ka deshtuar plotesisht me nje krize ekonomike te gjitha planet nxori karten e nacionalizmit te semure per tu fshehur Qeveritaret nga zullumet e korupsionit dhe krimit te organizuare..duhet zgjedhje te reja me nje Qeveri taknike per te zhdukur krimin e organizuare dhe korupsionin ..KOHA PER VEPRIM ..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Gjermanët jo më perfektë

Aeroporti i ri i Berlinit duhet të ishte hapur që para një viti, por mund të mos fillojë të funksionojë deri në vitin 2017
Më tepër

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive