E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Bankat e shëndetshme, qytetarët shtojnë kursimet

Kreditimi shënoi një rritje vjetore prej 2 për qind, ndërsa depozitat e qytetarëve si kursime individuale në banka janë rritur mbi 7 për qind.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Sistemi bankar i Shqipërisë ka një rënie të lehtë të parave aktive, por në terma vjetorë bilanci i bankave është rritur me 6 për qind. Këto të dhëna më të fundit u publikuan nga shoqata e bankave në një raport të hartuar sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar.
 
Raporti më i fundit financiar i 16 bankave shqiptare të bashkuara në një organizatë thekson se kreditimi shënoi një rritje vjetore prej 2 për qind, ndërsa depozitat e qytetarëve si kursime individuale në banka janë rritur mbi 7 për qind. Ka disa vjet që depozitat individuale janë në rritje, kryesisht për shkak të maturisë së qytetarëve në këtë periudhë krize. Vlerësohet se këto para që vijnë në depozita janë në një pjesë të madhe ato shuma që largohen nga tregjet, ku konsumi ka rënë ndjeshëm.
 
Më shumë nga të tjerat janë rritur kreditë për kompanitë private me rreth 2,6 për qind, por po aq, rreth 2,8 për qind, kanë rënë gjatë vitit edhe depozitat e bizneseve. Shuma e përgjithshme e kredive të dhëna është afërsisht sa gjysma e parave aktive që ka aktualisht sistemi bankar.
 
Ekspertët e bankave vlerësojnë se “ngadalësimi i ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për biznese pasqyron ecurinë e dobët të aktivitetit ekonomik në vend si dhe pasiguritë për të ardhmen”. Ata shprehen në deklaratën e tyre të përbashkët si shoqatë bankare se po vihet re një rënie e kredive me probleme, megjithë ngadalësimin e zgjerimit të kredisë, ndërkohë që bankat mbeten të përfshira në plotësimin e nevojave për financim të sektorit privat.
 
Shoqata vlerësoi se sistemi bankar shqiptar është i mirëkapitalizuar. Sipas tyre, mjaftueshmëria e kapitalit u rrit mbi 16 për qind, ndërsa depozitat e individëve vazhdojnë të rriten mbi 7 për qind. Këty dy tregues, pohojnë specialistët, konfirmojnë se bankat i kanë potencialet e nevojshme që të plotësojnë nevojat për financim të sektorit privat.
 
Ndërkaq Banka Qendrore u ka bërë thirrje bankave të nivelit të dytë që të shtojnë kreditimin për qytetarë dhe biznese për të mbështetur rritjen e konsumit të tyre dhe projektet për zhvillimin e biznesve, edhe pse në një periudhë jo të qetë krize ekonomike në eurozonë. Banka e Shqipërisë uli pak ditë më parë normën bazë të interesit për të lehtësuar nxjerrjen e më shumë kredive nga bankat private dhe për të ulur koston e kredive me përqindje të larta.
 
Megjithatë bankat po tregohen mjaft të kujdesshme dhe po i shtojnë elementet e sigurisë në procedurat e kreditimit, sepse, siç shprehen ata, përballë kredive të këqija dhe të vonuara Shqipëria ende nuk ka një sistem përmbarimor të fortë dhe as ka një treg të zhvilluar të pasurive që mbahen peng si garanci për kreditë nga bankat.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
27.02.2013 05:56
Ketu nuk eshte theksuar se bizneset dhe individet kerkojne te marrin hua jo nga bankat, por nga individe apo biznese qe kane mundesi financimi. Kjo ka filluar te ndodhe prej kohes kur drejtori hajdut imoral i bankes Raiffeisen Chrisian Canacaris u perpoq te vidhte biznesin privat per qellime e tij personale dhe kunder ligjit e vendimit te gjykates. Meqenese pronaret e biznesit nuk iu pergjigjen kerkesave te tij personale, drejtori hajdut Christian Canacaris iu drejtua per t'iu grabitur biznesin edhe pse si thuhet biznesi kishte vetem afersisht 3 muaj qe nuk kishte bere pagese te kestit per veshtiresi te momentit prej krizes financiare. Eshte i mirenjohur fakti, edhe nga punonjes, se ky drejtor hajdut Christian Canacaris i Raiffesin Bank ne Shqiperi eshte edhe shume i paafte ne profesion.
Shqiperia duhet te pastrohet dhe kete detyre e kane mbikqyresit.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive