E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Parlamenti nuk voton reformat e kërkuara nga BE

Shqipëri, sërish debate mes shumicës dhe opozitës. Ruci “qeveria po kërkon alibi për mospërmbushjen e detyrimeve karshi Brukselit”. Berisha “I gatshëm të thërras parlamentin në çdo kohë për miratimin e reformave”

x
Madhësia e gërmave - +
Në Tiranë parlamenti nuk votoi as sot reformat e kërkuara nga Komisioni europian në mënyrë që të mund t’i rekomandojë vendeve anëtare dhënien e Statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Shumica dhe opozita u përfshinë sërish ne debate me të njejtat argumenta të përdorura ditët e fundit. Ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit ka qenë pjesë e debateve në komisionin e jashtëm të parlamentit europian ku është diskutuar edhe  teksti i një rezolute. Europarlamentarët mbështesin pozicionin e Komisionit por nuk kanë fshehur skepticizmin ndaj zhvillimeve në Tiranë dhe progresit drejt BE
 
 
 
Përplasjet e ditëve të fundit mes shumicës dhe opozitës me shkëmbime replikash në distancë, u transferuan sot në sallën e parlamentit ku në rend të ditës ishin përfshirë ligji për Gjykatën e Lartë ai për nëpunësin civil dhe reforma parlamentare, të mbetura pezull për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve. Sërish cështja e qarkut të Fierit, e kthyer në një mollë sherri, zuri një pjesë të mirë të fjalës si të kryeministrit Sali Berisha ashtu dhe të kryetarit të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.
 
Për kryeministrin socialistët po e përdorin këtë cështje si një pretekst duke ripërsëritur se organizimi i mocioneve të mosbesimit për këshilltarët do të ishte oferta më  mirë për një zgjidhje politike. Por zoti Ruci u shpreh se një ofertë e tillë ishte e papranueshme pasi gjykatat e kishin rrëzuar një kërkesë të tillë të bërë nga këshilltarët e djathtë: "Për këtë ofertë politikë, kanë bërë ankesë këshilltarët e tu në gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë. Cfarë po të kërkojmë ne sot zoti kryeministër, as më shumë e as më pak se të zbatosh vendimet e Gjykatës së lartë se nuk ka asnjë vlerë asnjë ndryshim që mund të bëjmë në ligjin e Gjykatës së Lartë, kur ne parlamentarët, ju në radhë të parë, nuk njohim vendimet e gjykatave”.
 
Kryeministri Berisha ritheksoi dhe një herë se ligjet që duhen miratuar kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të vendit: “Këto ligje krahas rëndësisë që kanë me thelbin e tyre, për fushën ku ato veprojnë, marrin një rëndësi universale , të jashtëzakonshme, një rëndësi e cila ka të bëjë me projektin, me ëndrrën e cdo qytetari shqiptar”
 
Por zoti Ruci akuzoi qeverinë se është ajo që nuk ka përmbushur detyrimet karshi Brukselit e se për këtë arsye po kërkon të gjejë alibi due fajësuar opozitën: "Ti je në hall se nuk ke c’i thua Brukselit për mos përmbushjen e 8 rekomandimeve në dy progress raportet. Dhe problemet e vërteta të Shqipërisë janë zgjedhjet e lira, lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit dhe ju nuk i keni bërë, nuk jeni ë gjendje t’i plotësoni dhe tani që këmbanat e qeverive të shteteve të Be kanë filluar të bien seriozisht për propozimin e Komisionit, ju kërkoni alibinë. Alibinë doni ta gjeni te opozita dhe te Edi Rama”.
 
Palët edhe një herë dëshmuan se janë qartazi të ndara dhe se nuk ka asnjë shenjë për një kompromis të mundshëm. Megjithatë kryeministri tha se shumica ishte e gatshme të mbledhë parlamentin në cdo moment për miratimin e lijeve të kërkuara: "Propozimi im i fundit është ky. Nëse dëshironi nga sot deri më datën 20, në cdo kohë, 24 orë mbi 24 orë, si kryeministër jam i gatshëm të shfrytëzoj atributin tim kushtetues për të thirrur parlamentin për t’i votuar ato ligje. Doni të shtunën në mesnatë, të dielën në mesnatë, doni të hënë, deri me datë 19.”
 
Brenda datës 20 komisioni europian do të duhet ti përcjellë vendeve anëtare rekomandimin për Shqipërinë i cili në rast të miratimit të tre reformave do të ishte në favor të Statusit kandidat pa asnjë kushtëzim.
 
Procesi i integrimit të Shqipërisë ishte sot pjesë e debateve dhe në komisionin e Jashtëm të parlamentit europian. Ky  komision pritet të miratojë javën e ardhshme një rezolutë për Shqipërinë ku mbështetet propozimi i komisionit per Statusin. Por gjatë debateve nuk u fsheh skepticizmi ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe perparimit te vendit drejt Be, ku u  ngritën shqetësime si lidhur me mosmiratimin e ligjeve të kërkuara nga Brukseli ashtu dhe me zgjedhjet e ardhshme apo cështjet që lidhen me korrupsionin dhe me gjyqësorin. Zoti Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të PE për Ballkanin, propozoi dy amendamente që lidhen me kompensimin e ish të burgosurve politike dhe me hetimet për 21 janarin.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
15.11.2012 19:00
Turp per Berishen.Meten dhe Idrizin te uleshin ne nje tryeze bisedimesh me Ramen dhe te gjenin zgjidhje.per Qarkun e Fierit te zbatoheshe vendimet e gjykates te larte..sepse kerkojme shtet dhe jo pushtet per miq e shoke sepse Meta kerkon remuje per te vjedhe pasuri maramendese ndersa Idrizi kryetar i Partise Came rin ne kualicion me Berishen ku eshte bere mareveshja per shitjen e ujrave teritoriale Greqise dhe vendosjen e varezave greke ne shqiperi me eshtra shqipetaresh gjykoni mor miq amerikane a eshte tradhetar i kombit shqipetar po ta kishit ne vendin tuaj ju i kishit bere gjyqin dhe mund ta zhduknit..shqipetaret kerkojne shtet dhe jo pushtet per miq e shoke per te vjedhur.Z Nishani mbilidh ne presidence Berishen,Meten,Idrizin dhe Ramen..KOHA PER VEPRIM ..VEPRO TANI...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive