E enjte, 29 janar, 2015

Lajme / Ballkani

BE, Shqipëria drejt marrjes së Statusit

x
Komisioni europian pritet t’i rekomandojë sot vendeve anëtare që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat, ndërkohë që nisja e bisedimeve për anëtarësim pritet të kushtezohet me arritjen e disa përparësive të tjera kyce. Burime diplomatike në Bruksel thanë për Zërin e Amerikës se ky rekomandim vjen pas vlerësimeve pozitive në raport progresin e hartuar për Shqipërinë i cili do të bëhet publik gjatë ditës së sotme.
 
Pas katër vitesh, që kur në 2009 paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim, dhe pas tre dështimeve radhazi, Shqipëria duket këtë herë se do të marrë Statusin e vendit kandidat. Komisioni europian e rekomandoi edhe vitin e kaluar duke e kushtëzuar megjithatë me përmbushjen e tre reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil. Por sërish mosmarrëveshjet politike e bën të pamundur që vendet anëtare, dhjetorin e kaluar të jepnin dritën jeshile. Këto tre reforma u miratuan në fund të majit të kaluar, ndërkohë që klima pozitive në të cilën u mbajtën zgjedhjet e 23 qershorit dhe tranzicioni i butë i pushteteve janë pikë plus për të.
 
Burime diplomatike nga Brukseli shpjeguan për Zërin e Amerikës se Komisioni pritet t’i rekomandojë vendeve anëtare që Shqipërisë t’i jepet Statusi pa kushtëzime të mëtejshme, përvec nevojës që të vazhdojnë përpjekjet në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërkohë që Shqipëria do të duhet të përmbushë përparësi të tjera kyce në mënyrë që të vendoset për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
 
Ky rekomandim i pritshëm i komisionit mbështetet në vlerësimin pozitiv që sipas burimeve, i është bërë ecurisë së Shqipërisë në raportin e progresit që do të paraqitet sot nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele. Raporti vlerëson përparimin e vendit në përmbushjen e angazhimeve të veta ndaj Brukselit, vecanërisht në ato fusha që cilësohen thelbësore për dhënien e statusit.
 
Njoftimet e para për një raport pozitiv ndaj Shqipërisë i dha në Tiranë javën e shkuar ministrja e jashtme italiane, Emma Bonino, vendi i së cilës është angazhuar hapur në favor të hapave përpara të Shqiperise në marrëdhëniet me Brukselin. Sidoqoftë fjala e fundit i takon vendeve anëtare në dhjetor. Shtete si Gjermania, Britania apo dhe disa prej atyre nordike shohin me skepticizëm avancimin e zgjerimit në këtë fazë. Megjithë burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se përballë një raporti pozitiv, është e vështirë që Këshilli i ministrave të mbajë një qëndrim të kundërt me komisionin.
 
Në një deklaratë të djeshme, duke i pararirë publikimit të raporteve të progresit për vendet që janë në proces anëtarësimi, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele thekson se një ndër pikat ku përqëndrohen raportet do të jetë mbi faktin se “zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian – thellimin e integrimit”.
 
Per Shqiperine, ajo që mbetet për të parë është se kur do të ketë një vlerësim për datën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, që përbën edhe hapin më domethënës në raportet e saj  me Bashkimin europian. Një moment për të cilin do të duhet të vendosin vendet anëtare, por që mund të afrohet në kohë, nëse Shqipëria nga ana e saj nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës dhe do të zgjedhë të ecë me vendosmëri drejt përmbushjes së kritereve që do t’i përcaktohen për këtë qëllim.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
16.10.2013 11:42
Shqiperia ka qene dhe eshte pjese e Eurpes,dhe kjo nuk ka nevoje per mend,por bota e krim-korrupsionit politik qe vazhdon e riciklohet ne te tria pushtetet,duke mos i hyre gjemb ne kembe, nuk ja mundesuan Shqiperise vendin ne Bashkimin Europian deri me tani,vetem e vetem per te mbajtur te qenurit vete ali e vete kadi ISTITUCIONIN e krimit ne Shqiperi.
Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to,si dje dhe sot,per shqiptaret dita ne familjen e Europes se Bashkuar do te mbetet nje enderr e pa rrealizuar.
Drejtesi e vonuar,drejtesi e mohuar nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon,qe nuk duhet stimiluar e sponsorizuar,por ndeshkuar ne sherbim te lirise,demokacise e paqes ne bote.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

ISIL, një afat i ri për dorëzimin e pengjeve

Një mesazh i publikuar në internet thotë se një pilot i forcës ajrore të Jordanisë do të vritet, në se Amani nuk dorëzon deri sot pasdite një autore sulmi vetëvrasës me bombë
Më tepër

Reforma në drejtësi: Opozita kërkon komision të përbashkët

Komisioni i Venecias mund të ndihmojë në kapërcimin e mospajtimeve midis palëve me neutralitetin e vet.
Më tepër

Aktiviteti tregtar, rritje modeste në 2014

Shqipëri, eksportet rriten vetëm me 3.6 përqind. Importet me 6.2 përqind. Thellohet deficit tregtar, shkon në 2.4 miliard dollarë
Më tepër

Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë

Udhëheqësi i izoluar i Koresë së Veriut do të shkojë në Rusi në muajin maj
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive