Lidhje

Sulmi në Bengazi mund të jetë planifikuar


Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet e së martës nga një grumbull njerzish të armatosur me sa duket ishte një operacion i bashkërenduar dhe kompleks

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi që vrau ambasadorin amerikan në Libi dhe 3 diplomatë të tjerë amerikanë në qytetin e Bengazit mund të jetë planifikuar dhe jo një shpërthim spontan i nxitur nga ndjenja anti-amerikane.

Zyrtarët thanë se sulmet e së martës nga një grumbull njerzish të armatosur kundër konsullatës amerikane në Bengazi me sa duket ishte një operacion i bashkërenduar dhe kompleks.

Por zyrtarët thanë se është tepër herët të identifikohen vrasësit e ambasadorit Christopher Stevens dhe tre kolegëve të tij apo nëse sulmi ishte bashkërenduar që të përkonte me 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Sulmi filloi të martën vonë, së pari me armë zjarri dhe më pas sulmuesit i vunë zjarrin ndërtesës. Autoritetet lokale e gjetën trupin e ambasadorit Stevens dhe e çuan menjëherë në një spital të Bengazit, ku ai u shpall i vdekur nga tymi në sistemin e frymëmarrjes.
XS
SM
MD
LG