E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Rezultatet e hetimeve mbi sulmin në Benghazi

Një komision i pavarur ka arritur në përfundimin se siguria në misionin në Bengazi ishte "tmerrësisht e pamjaftueshme" ditën e sulmit.

benghazi
benghazi
Madhësia e gërmave - +
Një komision i pavarur amerikan që hetoi sulmin e 11 shtatorit 2012 në Libi, i cili rezultoi në vdekjen e katër amerikanëve, ka arritur në përfundimin se siguria në misionin diplomatik në Bengazi ishte "tmerrësisht e pamjaftueshme."

Komisioni thotë te "dështimet sistematike dhe mangësitë e menaxhimit" në nivel të lartë brenda dy byrove të Departamentit të Shtetit çuan në një sjellje të sigurisë që ishte e pamjaftueshme për t'u marrë me sulmin në vendin e ngjarjes.

Në një raport të lëshuar të martën vonë, Komisioni mbi Rishikimin e Përgjegjshmërisë tha gjithashtu se numri i anëtarëve të personelit të sigurimit diplomatik në Bengazi ditën e sulmit ishte "i pamjaftueshëm", përkundër kërkesave të vazhdueshme nga diplomatët në Libi për personel shtesë.

Komisioni bëri një numër rekomandimesh, duke përfshirë zhvillimin e standardeve minimale të sigurisë për objektet e përkohshme diplomatike në zonat me rrezik të lartë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se është dakord me vlerësimet e komisionit. Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, znj. Klinton tha se ajo ishte duke punuar për të përmirësuar sigurinë në objektet diplomatike.

Katër amerikanë u vranë në sulmin në Bengazi, përfshi Ambasadorin Christopher Stephens, në atë që ishte vrasja e parë e një ambasadori amerikan që nga viti 1988.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
19.12.2012 13:15
Siguria ne misionin diplomatik ne Bengazi--Libi ishte i pamjatushme deri ketu mire,lufta pati nje sukses te mire per aleatet perdimore ,por mbas lufte rane ne dafina ,agjenturat iraniane,siriane dhe Ruse punuan shume sepse gjeten teren te zbazet dhe organizuan sulmit vdekjeprures te 4 diplomateve amerikane dhe i ndjeri Stivens,edhe nje person ne misionin diplomatik po te kishte arme te rende per te eliminuar 50 apo 100 teroriste per 1 sekonde sepse ishte me rezik te larte mbas nje lufte fitimtare..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive