Lidhje

Berisha: Shqipëria nuk ka pretendime territoriale


Komentet e kryeministrit shqiptar duket se vijnë si një reagim për të qetësuar fqinjët, që shprehën shqetësim për deklarimet e tij

Në Tiranë kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së qeverisë së tij se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale


Komentet e kryeministrit Berisha duket se vijnë si një reagim për të qetësuar fqinjët e vendit të cilët shprehën shqetësim për deklarimet e tij vecanërisht gjatë festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë mbi bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Madje edhe në përfundimet e djeshme të Këshillit të ministrave të BE për Shqipërinë ishte përfshirë një paragraf ku kërkohej që të shmangeshin deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Megjithatë zoti Berisha tha se askush nuk mund të mohojë që shqiptarët janë ndarë në 5 shtete, dhe se mohimi i këtij fakti sipas tij nuk i shërben stabilitetit.

Kryeministri përsëriti edhe një herë se albanofobia, sic tha ai, mbetet problem serioz, duke ftuar fqinjët “të mirëkuptojnë në interesin më të mirë të tyre kapërcimin e ndasive njëshekullore të vendosura në mënyrën më të padrejtë ndaj shqiptarëve”, nënvizoi zoti Berisha

XS
SM
MD
LG