E enjte, 30 tetor, 2014

Lajme / Ballkani

Berisha: Nënshtetësi për të gjithë shqiptarët

Kryeministri mbledh qeverinë në Vlorë dhe i rikthehet retorikës me nota nacionaliste. “Cështja shqiptare ekziston ende. Albanofobia zhduket me bashkimin e shqiptarëve”

x
Armand Mero
Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha tha sot se do të përgatitet një ligj i ri në mënyrë që të gjithë shqiptarët kudo që janë të mund të marrin shtetësinë shqiptare. Këto komente zoti Berisha i bëri gjatë mbledhjes së qeverisë e cila u zhvillua në qytetin e Vlorës në shtëpinë muze, aty ku Ismail Qemali kishte zhvilluar më 4 dhjetor të 1912 mbledhjen e parë të qeverisë së tij. Kryeministri tha se me këtë vendim nuk bëhet asgjë tjetër vecse u rikthehet shqiptarëve një e drejtë e mohuar për 100 vjet
 
Kryeministri Sali Berisha ju rikthye sot retorikave me tone nacionaliste ndërsa drejtoi mbledhjen e  qeverisë së tij nga poltrona ku 100 vjet më parë Ismail Qemali ishte ulur me kabinetin e tij të porsakrijuar pas shpalljes së pavarësisë. Prej kësaj dhome ai njoftoi për nismën për dhënien pa kushte të nënshtesisë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, tha ai: "Nga ky vend, nga kjo mbledhje, në këtë datë, unë dua të informoj shqiptarët se kjo qeveri do të ndërmarrë ligjin e shtetësisë shqiptare për ta, kudo që jetojnë. Kombi është një dhe çdo shqiptar, kudo që jeton, meriton shtetësinë shqiptare".
 
Duke përsëritur se projekti kryesor është bashkimi i i shqiptarëve me një tjetrin dhe bashkimi me Europën, kryeministri tha se me këtë vendim po kthehej në vend një e drejtë e mohuar gjatë një shekulli: "Ky është mesazhi i 100 vjetorit. Ne nuk po bëjmë asgjë, por vetëm po u kthejmë atyre një të drejtë, për të cilën kanë luftuar 100 vjet dhe u është mohuar 100 vjet".
 
Vecanërisht gjatë festimeve që i paraprinë 28 nëntorit, fjalimet e kryeministrit patën një ngarkesë të fortë nacionaliste ndërsa përmendi disa herë bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ai deklaroi se interpretimet sipas të cilave këto qëndrime kishin një sfond elektoral, nuk qëndronin, pasi sipas tij, ato përbënin për të qëllimin e jetës.

Deklarimet e kryeministrit shkaktuan jo pak alarm te vendet fqinje. Por sot kryeministri tha se ato por dhe faktori ndërkombëtar duhet të ishin mirëkuptues, ndërsa ripërsëriti idenë per ekzistencen e një albanofobie:"Unë dua të kërkoj mirëkuptimin e fqinjëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Çështja shqiptare është sërish një çështje. Me gjithë ndryshimet thelbësore, pozitive, që ka, sërish ajo ekziston në mënyrë të padiskutueshme. Ka një albanofobi ndaj shqiptarëve dhe kjo do të zhduket vetëm nëpërmjet procesit të bashkimit të shqiptarëve. Kjo nuk mund të zhduket nëpërmjet status quo-ve që e thellojnë gjithnjë e më shumë albanofobinë".
Për ligjin për nënshtetësinë kryeministri tha se do të bisedohet dhe me opozitën ndërsa këmbënguli që mes shqiptarëve të hiqen barrierat që pengojnë afrimin me njëri tjetrin.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Faqja e komenteve nga 2
    Tjetra 
nga: Anonim
14.12.2012 08:15
Thua ky Vasel Malaj te jete perfaqesuesi i shqiptareve te Amerikes ?
Per te te gjithe shqiptaret jane komunista e mafioze.
A eshte shqiptr vete ky Vaseli ?


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
09.12.2012 17:37
Te besosh qe Sali Berisha eshte Nacionalist eshte njesoje sikur te hash Sapuninin per Djathe thote Populli. Analizat qe bejne ketu disa Nacional Komuniste ne mbrojtje te Nacional Komunizmit Berishian habisin edhe GOMARIN.Termi Nacional Komunizmit Berishian dhe i Nacional Komunisteve tani per tani nuk ka qellimin per bashkim kombetare te SHqiptareve, por per te mbulluar Deshtimin e pregatitur me kujdes dhe ne konspiracion te plote ashtu siç e parashikon platforma komuniste per sabotimin e hyrjes ne BE. Te jene te bindur gjithe opinioni SHqiptare ne mbare Boten si dhe Komuniteti Nderkombetare dhe SHBA, se ne mes udheheqesve Komunist te shperndare ne te gjitha partite si ne PD ashtu edhe ne te vete quajturen PS, qe jane Direkt Pjella e PPSH perjashto elektoratin e PD, eshte marreveshjeje e fshehte ne mes Mafies Komuniste si pretekts paraqesin mos realizimin e disa prpozimeve te paraqitura gjoja nga Opozita siç eshte rasti i Fierit.Ne SHqiperi thone qe Komunistet jane DJALLI dhe shpikin lloje lloje poshtersish per tja humbur toruan popullit tru shperlare SHqiptare te cilet vazhdojne tju besojne trilleve Berishiano-Komuniste dhe insinuatave qe krijojne me propaganden e tyre te zakonshme 60 vjeare. Karta e re e Nacional-Komunizmit Berishian ka per qellim per tju tehequr vemendjen SHqiptareve te vuajtur si dhe tenton gjoja ti beje presion SHBA e BE qe mos te hetojne ose te merren me kete deshtim te turpshem te pergatitur dhe te vene ne skene nga aktoret e Mafies Komuniste BERISHA-RAMA e qe ne prapaskene qendrojne Ilir Enver Hoxha e Fatos Nano . Me sa duket Maratones se Diplomacise se vjeteruar komuniste i ka ardhur fundi dhe sektori i propagandes ne KQ te fshehur, ka udhezuar Berishen te hjellin ne treg karten e Nacional Komunizmit, te cilen askush nga SHqiptaret nuk e Beson. Retrospektiva dhe historia e vertete e ketyre Kriminelo-Komunisteve si dhe arkivat sekrete mbase luftes se dyte Boterore e vertetojne katerciperisht se Komunistet SHqiptare dhe pjella e tyre ne Pseudo-demokracine SHqiptare kane qene dhe jane pjella e Sllavo-Komunisteve Jugosllavo-Ruse dhe kane vepruar kundra kombit duke vrare dhe peresekutuar jo vetem çdo Nacionalist te ndershem , por edhe Familjet e tyre, duke zhdukur Nacionalizmin e vertete per ta zevendsuar me nje Nacinal-Komunizem KONJEKTURAL ku po tentojne ta perdorin per shpetimin e lekurave te tyre.Mafia Komuniste me ne krye Sali Berishen Ilir Hoxhen Fatos Nanon dhe Edi Ramen kane leshuar tere arsenalin Propagandistik, te Spiunazhit, krimit, shantazhit dhe terrorit per te shpetuar ANIJEN E MAFIES KOMUNISTE SHQIPTARE qe po mbytete.Krijimi e AK Me LISENKO BASHKURTIN dhe spiun te tjere te Sigurimit ka per qellim qe Komunistet te kontrollojne çdo levizje dhe te vihen ne krye per te mbajtur perjetesish pushtetin, ne menyre qe te mbulojn krimet makabre qe kryen dhe po kryejne kundra SHqiptareve. Nacional -Komunizmi Berishian eshte nje presion qe kerkohet ti behet BE dhe SHBA pasi qe Berisha dhe Mafia-Komuniste SHqiptare mesa duket eshte drej fundit te turpshem. Pa denimin e krimeve dhe krimineleve Komuniste nuk ka Pajtim Kombetare as bashkim kete duhet ta dijne mire Mafia Mxhahedino-Terroristo-Komuniste SHqiptare! Poshte Mafia komuniste dhe Radio-Lojat e Tyre( ose Tani Televi- Lojat e tyre)!!!!!!


nga: bajram dautaj nga: Tirane,Shqiperi
08.12.2012 16:02
Surpriza e rradhes e Sali Berishes per "integrimin patriotik" te shqiptareve ne gjirin e Europes se Bashkuar me pasaporta shqiptare eshte vertet intriguese. E hodhi idene dhe pret qe edhe "opozita" ta votoje kete ide kur nuk po votohen 3 lligjet e famshme strategjike per Shqiperine qe te hyje ne Europe ?!!! Pasi nuk do ta kete ne krah opoziten, do te kete kujt t'ia veje fajin per mosbashkimin e shqiptareve si komb as me pasaporta !!!
Si cdo gje e thene nga Sali Berisha, ky lajm beri qe shtetet fqinje ne rradhe te pare Greqia e Maqedonia, (qe aktualisht kane brenda kufinjve te tyre pjesen dermuese te teritoreve qe i kane grabitur Shqiperise Europiane te pas Luftes kunder Turqise ne Konferencen e Londres me 1912) por edhe Keshilli Europes reaguan menjehere per nacionalizmin e Berishes !!! Ajo gje qe me bie ndermend e para eshte cudia se si reagoi Keshilli Europes aq shpejt ndaj "nacionalizmit" shqiptar e jo atyre veprimeve konkrete qe po bejne fqinjet tane,ne rradhe te pare Greqia dhe Maqedonia,apo Bullgaria,Serbia dhe Mali i Zi,te cilat fshehtas po perpiqen te ndryshojne identitetin e shqiptareve duke u dhene pasaporta me kombesi te shteteve te tyre. Ku eshte Keshilli i Europes ?! Pse nuk reagon per keto nacionalizma tipike sllave-greke qe s'kane te bejne aspak me ndjenjen e patriotizmit shteteror qe duan te tregojne duke u derguar edhe pensione atyre shqiptareve qe e kane pranuar shtetesine e tyre, bile duke u bere edhe favore te tjera si dergimin me bursa ne shkolla te ndryshme te femijeve shqiptare si femije gjoja greke,maqedonas,bullgare, serbe apo malazez.
Ky qendrimi i hapur qe po mban shteti shteti shqiptar per t'iu pergjigjur ketij akti asimilues te fqinjeve i tremb per vdekje te gjithe ata qe duan zvoglimin e numrit te shqiptareve ne Ballkan dhe Europe !!!
Dashur pa dashur Sali Berisha diku beri mire e diku beri keq me deklarimin e tij,por koha do ta tregoje se sa ky qendrim e ndihmoi apo e demtoi Shqiperine dhe popullin shqiptar drejt integrimit te tij ne Europe,apo dhe ne ato vende fqinje kudo qe punon e jeton.
Per mua qendrimi i Keshillit Europes eshte dy nivelesh, qendrim indiferent ndaj fqinjeve te Shqiperise, dhe reagim te menjehershem kur Shqiperia deklaron ish-kufinjte e saj te coptuar nga vete Europa me 1912 dhe bashkim me pasaporta per te hyre ne Europe ?!!! Le ta beje vete llogarine e saj Europa se si do te veproje me Shqiperine e shqiptaret dhe te na e sqaroje kete sa eshte ndezur ky debat.
Shqiptaret asnjehere nuk kane qene popull "nacionalist">Kete e kane treguar me luftrat e tyre te vazhdueshme kunder puhstimit Otoman Turk qe ne kohen e Skenderbeut,ne luften e vitit 1821 per clirimin e Greqise nga pushtimi Otoman,apo te fqinjeve te tjere si Bullgaria,Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia e sotme me kryengritjen e Shkupit qe atehere i perkiste Shqiperise.Po ashtu dhe gjate Luftes I-re e te II-te Boterore Shqiperia ishte pre e pushtimeve nga shtetet fqinje apo fuqite nazifashiste,megjithate shqiptaret diten te bashkohen me ata qe luftuan pushtuesit,u bene aleate me ta duke luftuar e fituar,dhe duke shpallur clirimin e tyre,per te gezuar lirine ne kufinjte aktuale.
Shpresojme qe bota e civilizuar,Fuqite e medha te Botes. sidomos shtetet e fuqishme te Europes do te ndihmojne shqiptaret ne rrugen e tyre drejt se ardhmes e lirise se perbashket mbareeuropiane e mbareboterore.Te presim e te shpresojme !!!


nga: Petrit
06.12.2012 09:46
Kur nga goja e nje komunisti fanatik te pandreqshem dhe nje grabitesi te prones shteterorre,e private,apo nje dhunuesi e vrasesi serial ne vite sikurse eshte Sali Berisha ne agonine,deklarohet tjetersim kufish ne kohen e EUROPES PA KUFI,vertetohet kateraciperisht thenja popullore se nacionalizmi i gershetuar me ekstremizem eshte foleja e fundit e njerezve te lige qe kane deshtuar ne ide e programe.Besoni dhe binduni.pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret si dje dhe sot ne Shqiperi do te sundoje bota e krim-korrupsionit komunist dhe te pjellave te saj qe cdo dite mashtrojne,grabisin,terrorrizojne dhe vrasin shqiptare si brenda ne Shqiperi dhe jashte saj.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe presin drejtesi dhe jo lloqe allakomunist Berisha me sozi.
DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
VEPRO TANI NE MBROJTJE TE MORALIT E DINJITETIT NJEREZORE TE NEPERKEMBUR NGA HIHENAT E DIKTATURES KOMUNISTE DHE PJELLAT E SAJE NE VITE TE SOIT Berisha-nano,apo rama nen hijen e PIRGUT ME PLERA TE JASHTEQITJES SHQIPTARE NE VITE.
DITA E SHTETIT TE SE DREJTES PO TROKET NE DEREN SHQIPERI LUM KUSH E KUPTON DHE E BESON DHE NUK BEHET PALE NE BANGEN E AKUZES ME BERISHA-NANON E ZOZI,POR I DENONCON KRIMET E TYRE NE VITE.


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
06.12.2012 03:15
( Replike) Te gjithe Enveristet dhe Staliniste mbeturinat e komunizmit bertasin me te madhe per Nacionalizmin kur keta me doren e tyre pushkatuan, internuan dhe masakruan Nacionalistet e vertet dhe familjet e tyre deri tek grate dhe femijet ne SHqiperi.Nacional Komunistet jane pjella e Miladin Popoviçit dhe e Dushan Mugoshes.Drejtoria e jashteme e Sigurimit te SHqiperise qe nga Diktatura i sherben edhe sot me veprimtari te plote te nje spiunazhi te fshehte mbeturinave te Komunizmit dhe siç duket ky Selam Elmazi eshte nje produkt i tille. Per mua Selam nuk eshte Shqiptare por nje tip Turko-Arab qe fatkeqesisht eshte mbjelle ne trojet tone sikur fara e keqe e Sllavo-Komunizmit. Gjithkush deshiron per bashkim kombetare , por brenda rregullave dhe arsyes me nje miratim nderkombetare. Ky Selami nuk e ka vuajtur Diktaturen e Enver Sulltan Hoxhes dhe masakrimin e Komunizmit-Staliniste me te eger ne bote qe ne dhe familjet tona e perjetuam ne SHqiperi. Berisha bertete dhe ka hellur ne Loje tani karten e Nacionalizmit pasi deshtoi ne Shitjen e Detit Grekeve dhe ofrertave dhe maskaradave me Serbet dhe Mafien e tyre. Duke pare se shume nga ne qe besuam, qe Sali Berisha ishte burre i urte dhe nje Udheheqes i vertete Demokrate pasi e pame mire Veprimtarine e tije si nje Mafiozo-Komuniste u zhgenjyem dhe munde te them tani se Sali Berisha eshte nje Komunisto-fundimentalist qe kerkon te luaje Karten e Nacionalizmit per qellime elektorale ose te shpetoje Lekuren nga krimet , vjelljet dhe poshtersite qe ka bere. Juve Selam Sulltan Elamzi keni jetuar ne nje regjim Komuniste me Liberal ne Ish Jugosllavi ku askush nuk ju futi ne Kooperative, askush nuk ju internoj, sepse vellai, xhaxhai opo kusheriri u arratise ne Perendim etjere, dhe kur vishit tek ne si turiste na shisnit mende me Demokracine Sllavo-komuniste Jugosllave. Millosheviçi per popullin e tije ishte 5000 here me i mire se Enver Sulltan Hoxha per popullin Shqiptare. Dua te Marre ne analize juve Selam Elamzi dhe vehten time. Quhem Vasel Malaj dhe jame SHqiptare Katolik nga Malesia e Madhe. Luftuam 500 vjet me Turq e SHkje dhe nuk pranuam te ndrrojme Fene, pra luftuam per Fe dhe atdhe dhe nuk u konvertuam as ne Musliman as ne Ortodoks. Luftuam 50 vjet kunder komunizmit dhe nuk pranuam te prononcohemi me kete Ide Terroristo-Kriminale Sllavo-Komuniste. Ju Selam qe nuk ke emer Shqiptare keni ndrruar fene dhe ndrroni Idene dhe gjithçka per interes dhe po te thomr troçe, qe ju me Sali Berishen dhe Shoket tuaj jeni fundrrinat dhe kokat e tradhtise kombetare dhe disa Muxhahedino-Komuniste te Tipit Terroriste. Krimet qe kane bere Enver Hoxha dhe Sllavo-Komunistet SHqiptare kunder Shqiptareve Ja u kalojne krimeve te Grekeve dhe Serbeve. Pa denimin e Krimeve dhe krimineleve Komuniste ne SHqiperi nuk ka pajtim Kombetare dhe as bashkim kete duhet ta Dine mire keta Muxhahedino-Komunistet!!! Poshte Terroristo-Komunistet dhe pjella e tryre ne Trojet SHqiptare!!!!! Ju lutem VOA Botojeni kete Koment!!!!


nga: Selam Elmazi nga: Gostivar
05.12.2012 09:43
Shqiptaret me se fundi arriten diten e shenjte te tyre te degjojne prej kreut me te larte shteteror te Republikes se Shqiperise - Bashkimin e shqiptareve ne trojet e veta.
Kjo eshte, nje shperblim i madh kombetar per te gjitha ato vuajtje, vrasje e djegje, debime te shqiptareve nga trojet e tyre nga serbi dhe greku. Me ne fund arritem diten e shenjte nqe te gjithe te punojme per bashkimin kombetar. Sidomos Sali Berisha si kryeminiser i shqiperise dhe i gjithe shqiptarise - propozoj qe te jete ne krye te ketij projekti.
Me realizimin e ketij projekti - Sali Berisha do te jete Skenderbeu i II per gjithe shqiptaret.
Veper madhore e e kryeministrit te nderuar Sali Berisha eshte dhenia e pasaportave per gjithe shqiptaret. Kjo eshte veper dhe nisme e mbare per realizimin e bashkimit kombetar.
Sa per kritika qe i bejne Sali Berishes - nuk merzitemi se cdo njeri ka gabimet e veta. Por me rendesi eshte se cdo popull ka edhe fundrinat e veta si ato qe e kritikojne Sali Berishen per bashkimin kombetar. A ka gomar me te medhenje nder shqiptar si ata qe nuk e duan bashkimin kombetar. Sigurishte qe nuk ka. E te gjithe ata le te pyeten se ku gjenden. Dhe injorance me te madhe nuk mund te kete dhe nuk mund te lexoj nga disa ketu. Le te korigjohen ata qe nuk jane per bashkimin kombetar.
pershendetje
Selam Elmazi, kryetar i omdnj - ILIRIDA - Gostivar


nga: Petro J asha nga: U S A
05.12.2012 00:22
O Sali faqezi; Cfar nacjonalisti je ti? Ti je Sali shejtani vendin e ke te Sllobodani....Ne mengjes je komunist e ne dreke demokrat, vjen ne darke si fantazem me emrin lugat. Bashkimi i Shqiptareve eshte normalitet e domosdoshmeri por pa ty o Sali faqezi.


nga: Visar nga: usa
04.12.2012 23:34
Berisha idene e bashkimit te shqiptarevve e kopjoi nga Partia KeZ qe po ben nje pune shume te madhe nder shqiptaret kudo ne trojet e veta. Berisha e mori temen me qellim te perfitoje votat ne zgjedhjet e ardhshme. Sa per mbledhjen e qeverise ne Vlore, dhe fotografine qe e tregon, mendoj qe eshte nje material i gatshem, plot humor per estradad.


nga: Anonim
04.12.2012 22:31
ME KETO VOJTJE QE KANE VOJTUR SHQIPTARET IU TAKON TE QITHE SHQIPETARVE TE KENE NENESHTETESINE AMERIKANE PA ATE SHQIPTARE ME NJE APLIKIM TE VOGEL TA JEP KUR TE DUASH FALEMINDERIT


nga: Vasel Malaj nga: SHBA
04.12.2012 21:38
Une personalisht dhe familja e jone nuk besojme dhe nuk jua kemi Besen Komunisto-Mafiozeve te tipit Sali Berisha. Perderisa Shqiperia eshte nen sundimin e Mafies Komuniste dhe pinjolleve te Diktatoreve Komuniste, ku Liria e veprimtarive ekziston e kufizuar brenda nje kuadrati Mafiozo-Komunist, ne nuk kemi nevoje per nenshtetesin e Sali Berishes.Lojen me "NENSHTETESI" e bene vetem per fushate Elektorale, per te perjetesuar sundimin e Mafies Komuniste duke thyer me makinacionet e kurdisura nga Mafia Komuniste qe sundon ne te dykrahet e Politikes SHqiptare, te gjithe rregullat dhe Ligjet me elementare te Demokracise, siç eshte e drejta e konkurences se lire, veprimtarise se Lire Politike etjere. Sot ne SHqiperi ekziston nje Pluralizem Politik FALLSO dhe veprimtarit Politike jane te pergatitura per nen RROGOZE nga Mafia Komuniste qe kerkon dhe po mbane me çdo kushte te gjitha Pushtete dhe veprimtarit ne SHqiperi!!! Komuniste kane qene dhe mbeten Genjeshtare, Demagoge dhe Kriminele. Kete e kane vertetuar Historikisht me vepmtarit dhe bemat e tyre konkrete, ku shembulli me i mire eshte SHqiperia e Bunkereve Komuniste!!!!!!!!!!

Faqja e komenteve nga 2
    Tjetra 

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Ministrja Kodheli takon sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli u takua sot me sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara Chuck Hagel.
Më tepër

SHBA, Banka Qendrore ndërpret blerjen e bonove

Politika disa vjeçare e blerjes së bonove të thesarit i ka mbajtur interesat bankare të ulëta
Më tepër

Llalla: Kemi dërguar para drejtësisë edhe zyrtarë të lartë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se janë arritur rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit
Më tepër

Çfarë rrezikon Pres. Obama në zgjedhje

Për presidentin Barack Obama zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongresin, që zhvilllohen të martën, janë shumë të rëndësishme
Më tepër

40 vjet nga ndeshja historike Ali-Foreman

Ndeshja që u zhvillua në kryeqytetin Kinsasha të Kongos e njohur si “Uturimë në xhungël” i shërbeu Aliut për të rifituar titullin e kampionit në boks për peshat e rënda
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Yeoman Warder walks through ceramic poppies that form part of the art installation "Blood Swept Lands and Seas of Red" at the Tower of London in London Oct. 29, 2014. Each poppy represents a soldier killed during the WWI.
  • With the crowd of supporters reflected in the windows behind her, Kentucky Democratic senatorial candidate Alison Lundergan Grimes, right, speaks as former President Bill Clinton looks on during a rally in Louisville, Ky.
  • Spain's Prime Minister Mariano Rajoy gestures during a press conference with Chile's President Michelle Bachelet at the Moncloa Palace in Madrid, Spain. Bachelet is on an official visit to Spain.
  • Military helicopters operate during a Greek joint military exercise ''Pyrpolitis'' at the Saronic Gulf, south of Athens.
  • An elderly man walks past a cartoon character painted on a school wall in Suruc, near the Turkey-Syria border, across from the Syrian town of Kobani, Oct. 29, 2014.
  • A worker paints one of the tombs at a cemetery in Manila ahead of the traditional All Souls' day on November 1. Millions across the Philippines will visit cemeteries to pay their respects to their dead.
  • A Hindu devotee pushes the foam away to make space for other devotees to worship the Sun god Surya in the polluted waters of the river Yamuna during the Hindu religious festival of Chatt Puja in New Delhi.
  • Picture taken on Oct. 29, 2014 with low speed exposure shows the class 40 monohulls by night in Saint Malo, western France, before the 10th edition of the Route du Rhum sailing race to start on Nov. 2, 2014.
  • The San Francisco Giants celebrate after Game 7 of baseball's World Series against the Kansas City Royals, Oct. 29, 2014, in Kansas City, Mo. The Giants won 3-2 to win the series.
  • Burlesque dancer Karis Wilde performs with a hoop during the Lucha VaVoom "Night of the Vampire" performance in Los Angeles, California, Oct. 29, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.