Lidhje

Fotografi që ndihmoi FBI-në për sumin në Boston


Inxhinjeri Bob Leonard dhe familja e tij merrnin pjesë rregullisht në maratonën e Bostonit dhe zakonisht zinin vend jo shumë larg vijës së finishit, që ai të mund të merrte sa më shumë fotografi të vrapuesve.

Të hënën e kaluar, ai ishte aty me aparatin e tij Nikon, duke marrë 10 deri në 20 foto në minutë. Tri ditë më vonë, kur Byroja Federale e Hetimeve publikoi fotografitë e të dyshuarve për shpërthimet në maratonën e Bostonit,

Bob Leonard filloi të kërkojë mes qindra fotove që kishte marrë vetë atë ditë. Ai e kuptoi menjëherë se në disa nga fotot ishin fytyrat e të dyshuarve që ishin në kërkim nga autoritetet. Ai ia dërgoi ato FBI-së dhe të premten në mëngjes fotografitë e tij ishin gjithandej në lajmet e mëngjesit. Por Bob Leonard thotë se nuk kishte qenë e lehtë t'i dërgoje fotografitë, sepse si ai kishte shumë njerëz të tjerë që kishin foto të ngjashme dhe po ia dërgonin autoriteteve.

Rruga në Boston ku ndodhej linja e finishit është një ndër vendet më të fotografuara në botë dhe zyrtarët ishin të sigurt se do të gjenin foto të qarta të personave të dyshuar, gjë që e lehtësoi mjaft punën e policisë.
XS
SM
MD
LG