E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA pezullojnë kompaninë BP nga pjesmarrja në kontratat qeveritare

Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj mënyrës se si veproi kjo kompani në vitin 2010 kur një prej platformave të saj shpërtheu në Gjirin e Meksikës

x
Madhësia e gërmave - +

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar kompaninë e naftës British Petrolium nga e drejta për të marrë pjesë në tenderat për kontrata federale. Ky vendim  erdhi si përgjigje ndaj  mënyrës se si veproi kjo kompani gjatë katastrofës së viti 2010 kur një prej platformave të saj për kërkimin e naftës në det, shpërtheu në Gjirin e Meksikës.

Ndalimi për pjesmarrjen në tenderat e kontratave qeveritare vjen dy javë mbasi British Petrolium ra dakort të paguajë një shumë prej 4.5 miliardë dollarësh për të zgjidhur akuzat penale që ishin ngritur ndaj kësaj kompanie.

Sipas kësaj marrëveshjeje, BP do të pranojë fajësinë për 11 akzuat e ngritura për sjellje jo të përgjegjshme ndaj vdekjes së 11 punonjësve të saj dy vjet më parë.

Dy menaxherë veteranë të platformës së British Petroliumit të akuzuar për vrasje, nuk pranuan akuzën përpara gjykatës ditën e djeshme. Njëri prej tyre Robert Kaluza foli me gazetarët mbasi u largua nga gjykata:

“Mendoj për tragjedinë e platformës “Deepwater Horizon” çdo ditë. Por nuk e shkaktova unë tragjedinë. Jam i pafajshëm. Kam vendosur besimin, reputacionin dhe të ardhmen time në duart e gjykatësit dhe jurisë”.

Edhe një ish drejtues i BP nuk e pranoi akuzën që ka gënjyer në dëshminë përpara kongresit.

Kompania British Petrolium gjithashtu përballet me një sërë padishë civile që mund të rezultojnë në pagesa miliardë dollarëshe në të ardhmen, nëse kjo kompani shpallet fajtore edhe për neglizhencë.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive