E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Reshteri Bradley Manning mund të pranojë fajësinë

Avokati për analistin e ushtrisë amerikane, i akuzuar për nxjerrjen e dokumentave sekrete, tha se kjo mund të arrihet nëse zbuten akuzat

x
Madhësia e gërmave - +

Avokati për një analist të ushtrisë amerikane të akuzuar për nxjerrjen e dokumentave sekrete thotë se klienti i tij ka deklaruar se mund të pranojë fajësinë nëse zbuten akuzat e ngritura ndaj tij.
 

Reshteri Bradley Manning përballet me një numër akuzash, më e rënda ndër të cilat është se “ka ofruar ndihmë për armikun”.  Avokati i tij David Combs tha se i pandehuri nuk ka thënë se do të pranojë fajësinë për akuzat e ngritura nga qeveria, por është shprehur se “pranon përgjegjësinë për shkelje” që përfshihen në akuzat më të rënda ndaj tij.
 

Sipas komenteve të avokatit në një blog mbrëmë, i pandehuri Manning ka zgjedhur të gjykohet nga një gjykatës ushtarak dhe jo nga juria.
 

Ekspertët e akuzës kanë dëshmuar se zbuluan prova që Manning kishte shkarkuar në disqe regjistrime të komunikimeve diplomatike, të cilat më pas ia kishte përcjellë faqes Wikileaks. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive