E mërkurë, 04 mars, 2015

Lajme / Bota

Brahimi: Gjendja në Siri po përkeqësohet

x
Avionët luftarakë në Siri bombarduan objektiva të forcave rebele në periferi të Damaskut. Aktivistët thonë se sulmi i sotëm ajror është më i fuqishmi në kryeqytet, që kur filloi kryengritja 19 muaj më parë.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi tha se gjendja në Siri po përkeqësohet dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të ndihmuar popullin sirian në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.

Pas bisedimeve të sotme në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zoti Brahimi shprehu keqardhje që armëpushimi nuk u respektua, por shtoi se ky dështim nuk do të shkurajojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje.

I dërguari Brahimi tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara nuk do të dërgojnë një operacion për ruajtjen e paqes në Siri. Zoti Brahimi i kishte bërë thirrje qeverisë siriane dhe kryengritësve që të respektonin armëpushimin gjatë Kurban Bajramit, por të dyja palët i vazhduan luftimet.

Aktivistët në Siri thonë se forcat qeveritare ndërmorën sulme nga ajri në disa zona të caktuara, duke përfshirë edhe periferitë e Damaskut, ndërsa dje trupat qeveritare u përleshën me forcat rebele në disa rajone të vendit, duke shkelur përsëri armëpushimin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
03.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Debati për përdorimin e emailit personal nga Hillary Clinton

Zonja Clinton nuk foli lidhur me njoftimin se ajo ka përdorur një email personal, kur ka qenë sekretare e shtetit
Më tepër

SHBA dhe Irani në ditën e tretë të bisedimeve bërthamore

Fuqitë e mëdha po përpiqen të sigurojnë një marrëveshje që kufizon shkallën e pasurimi të uraniumit nga ana e Iranit.
Më tepër

Kosovë: Arbana Xharra, fituese e çmimit për gra të guximshme

Zonja Xharra, kryeredaktore e gazetës Zëri të Prishtinës, është në mesin e fituesve të çmimit që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.
Më tepër

Ukrainë: 32 të vrarë nga një shpërthim në një minierë

Shpërthimi ka ndodhur në një minierë qymyri në një zonë të kontrolluar nga kryengritësit pro rus.
Më tepër

Sonda Dawn në orbitën e trupit qiellor Ceres

Mbledhja e të dhënave mbi mundësinë e kushteve të favorshme për të mbështetur jetën
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Cats crowd the harbor on Aoshima Island in the Ehime prefecture in southern Japan. An army of cats rules the remote island, curling up in abandoned houses or strutting about in a fishing village that is overrun with felines outnumbering humans six to one.
  • Zhanna, daughter of Russian leading opposition figure Boris Nemtsov, cries during his funeral in Moscow. Thousands of Russians, many carrying red carnations, queued to pay their respects to the Kremlin critic who was gunned down last week.
  • The Villarica volcano erupts near Pucon, Chile.
  • Myanmar riot police confront students during a protest march against an education bill in Letpadan town, some 130 kilometers (80 miles) north of Yangon.
  • Couples from around the world participate in a mass wedding ceremony at the Cheong Shim Peace World Center in Gapyeong, South Korea. 3,800 couples from more than fifty countries exchanged or reaffirmed marriage vows in the Unification Church's mass wedding.
  • A helicopter water bombs fire in the Tokai Forest near Cape Town, South Africa. A wildfire continues to burn across the city's southern peninsula.
  • A woman poses inside the mockup of a car at the Opel booth during the press day of the Geneva Car Show in Switzerland.
  • People take pictures through a window as they wait to see Britain's Prince William in Shanghai, China.
  • Taxi drivers line a street during a protest against the online ride-sharing company Uber, in central Brussels, Belgium.
  • Swedish music band ABBA's new wax figures are presented at the ABBA museum in Stockholm.

Interaktive