Lidhje

Lirohet një peng britanik nga Libia


Britania thotë se një mësues i marrë peng nga militantët në Libi është liruar dhe është bashkuar me familjen e tij pasi qëndroi për disa muaj i rrëmbyer.

Përmes një deklarate të shtunën, Ministria e Jashtme britanike tha se hollësitë e rrëmbimit të David Bolamit, shef i pedagogëve në Shkollën Europiane të Bengazit, janë mbajtur sekret, për efekt të sigurisë së tij. Edhe për lirimin e tij nuk u dhanë hollësitë e plota.

Bolam u shfaq në një video të publikuar nga militantët më 28 gusht, kur i kërkonte kryeministrit David Cameron të siguronte lirimin e tij.

Mediat britanike citojnë zyrtarë qeveritarë të kenë thënë se për lirimin e mësuesit nuk janë paguar para.

Sipas njoftimeve, lirimi i David Bolamit është realizuar nga fraksionet politike lokale në Libinë lindore.

XS
SM
MD
LG