E dielë, 19 maj, 2013

Lajme

Britania në bisedime me opozitën siriane

x
Madhësia e gërmave - +
Britania po zhvillon sot në Londër bisedime me udhëheqësit e opozitës siriane, duke thënë se duhet të mësojë  më shumë rreth planeve të opozitës përpara se ta njohë zyrtarisht këtë grup.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague i tha BBC-së përpara takimit me udhëheqësin e ri të opozitës siriane, klerikun musliman Mouaz al Khatibi, dhe përfaqësues të tjerë, se ai dëshiron të dëgjojë më shumë rreth mbështetjes që opozita siriane ka brenda Sirisë. Ai tha gjithashtu se ai do të dijë se si do të përfshihet pakica kurde në qeverinë e opozitës dhe se cilët janë kandidatët e mundshëm  për poste të veçanta.

Sekretari Hague tha se Britania do të vendosë në ditët e ardhshme nëse do të njohë zyrtarisht opozitën e Sirisë.

Bisedimet e sotme pasojnë vendimin e djeshëm të ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutoglu i cili në emër të qeverisë së tij njohur zyrtarisht Koalicionin Kombëtar të Sirisë si “përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit të Sirisë”. Të mërkurën Franca u bë vendi i parë perëndimor që njohu koalicionin sirian.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata, Kuvendi i socialistëve hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive