E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Evropë

Drejtuesit e BE-së në Bruksel

Ata hapin një takim dy-ditor të nivelit të lartë për buxhetin që ka ndarë bllokun me 27 vende, i cili përballet tashmë me krizë ekonomike

x
Madhësia e gërmave - +

Drejtuesit e Bashkimit Evropian përgatiten sot për një takim të nivelit të lartë për buxhetin që ka ndarë bllokun me 27-vende që përballet tashmë me krizë ekonomike. Takimi dy-ditor hapet zyrtarisht sonte në Bruksel.
 

Në një betejë që vendos shtetet e pasura kundër atyre që kërkojnë një buxhet më të madh të ndihmës, kryeministri britanik David Cameron ka kërcënuar të përdorë veton nëse nivelet e shpenzimeve rriten.  Buxheti i 2007-2013 është 1,28 trilionë dollarë ndërsa buxheti i ardhshëm do të mbulojë shpenzimet deri në vitin 2020.
 

Buxheti shtatë-vjeçar financon programe për të nxitur bujqësinë dhe rritjen ekonomike në rajonet më pak të zhvilluara të bllokut dhe përbën rreth 1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të BE-së.
 

Zoti Cameron, nën presion të vazhdueshëm nga skeptikët në partinë e tij konservatore, është mbështetësi kryesor i vendosjes së kufijëve të shpenzimeve. Ai mbështetet nga Hollanda, Suedia dhe në një farë pike edhe nga Gjermania. 
 

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së mbështet më shumë shpenzime, duke argumentuar se nismat ndër-kufitare do të ndihmojnë rritjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës.
 

16 prej vendeve më të rrezikuara financiarisht dhe ekonomikisht të BE-së kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar shkurtimet në fondet e caktuara për rritjen ekonomike dhe zhvillimin. Vendet përfshijë jo vetëm shtetet tradicionalisht të varfra anëtare, shumica në Evropën Lindore, por edhe ato më të goditura nga kriza financiare, si Greqia, Portugalia dhe Spanja.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive