E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

Kërkohet shfuqizimi i ligjit të biokarbureve

x
Madhësia e gërmave - +
Steve Baragona
Restorantet e mëdha amerikane me ushqime të çastit kanë hyrë në luftë kundër një politike të karburanteve alternative që kritikët thonë se ka nxitur rritjen e çmimeve të ushqimit në mbarë botën. Në një përpjekje të re lobuese, ata po i bëjnë thirrje Kongresit të shfuqizojë një ligj, i cili kërkon që benzina të përmbajë përqindje të caktuar etanoli, një lloj karburanti i prodhuar kryesisht nga misri.

Nëse shkoni në resturantin Wendy ose në restaurante të tjera të ushqimeve të çastit në Shtetet e Bashkuara do të konsumoni misrin në të paktën dy mënyra.

Mishi i pulës ose mishi i grirë i viçit në ushqim vjen nga kafshët e ushqyera me misër.
Edhe karburantit të makinës i shtohet 10 për qind etanol, që po ashtu prodhohet nga misri.
Këto dy industri po konkurrojnë për të njëjtin lloj drithi, thotë ekonomisti i Universitetit të Mizurit, Pat Westhoff.

“Për prodhimin e etanolit çdo vit shfrytëzohet një pjesë e konsiderueshme e kulturave të misrit në Shtetet e Bashkuara.  Dhe kjo bën që çmimi i misrit të rritet”.

Rritja e çmimit të misrit shkakton edhe rritjen e çmimit të mishit.
Etanoli ka konsumuar një pjesë në rritje të tregut të misrit që nga viti 2005 kur u miratua një ligj që kërkon t’i shtohet etanol benzinës së prodhuar në Amerikë.

Tani, industria e restoranteve kërkon shfuqizimin e këtij ligji.
Në një konferencë shtypi të zhvilluar kohët e fundit, pronari i firmës Wendy, Ed Anderson tha se ky ligj i kushton një prej katër restoranteve të tij deri në 30 mijë dollarë në vit.

“Kongresi ka miratuar ligjin për etanolin, dhe tani restorantet janë prekur nga ky ligj në një kohë kur ekonomia nuk mund ta përballojë atë”.

Por mbështetësit e etanolit nuk janë dakord se ligji është duke rritur çmimet e ushqimeve. Shefi i Shoqatës së Karburanteve të Ripërtëritshme, Bob Dinneen thotë shfuqizimi i ligjit nuk do të ndryshojë shumë çmimin e misrit.

“Çmimet mund të lëvizin 3 ose 4 cent nga një ndryshim i vogël që mund të bëjë Bordi i Tregtisë në Çikago. Pra anulimi i këtij programi nuk do të ndihmonte aspak. Prodhimi i etanolit nuk shkakton rritjen e çmimeve. Nuk ka asnjë arsye për anulimin e këtij programi”.

Zoti Dinneen thotë se etanoli po pakëson varësinë nga nafta e huaj dhe e ka mbajtur të ulët çmimin e benzinës.
Etanoli është zakonisht më i lirë se sa nafta. Prodhuesit e karburantit tani i hedhin etanol benzinës, pavarësisht nga ligji. Kështu që shfuqizimi i ligjit nuk do të ketë rëndësi të madhe për momentin, thotë Pat Westhoff.

“Në planin afat-shkurtë nuk mendoj se ndryshimi i ligjit do të ketë ndikim të madh në çmimet e etanolit, çmimet e misrit dhe sasinë e misrit që po përdoret për prodhimin e etanolit. Në qoftë se këto politika do të ndryshojë një herë e përgjithmonë, atëherë mund të ketë ndryshime të mëdha”.

Politika e tanishme bën thirrje për rritjen e përdorimit të etanolit. Zoti Westhoff thotë se kjo politikë do të kërkojë sasi më të mëdha të misrit dhe do të krijojë më shumë presion ndaj çmimeve të ushqimit.
Deri sa të gjendet një alternativë ndaj etanolit të misrit, tensioni mes hamburgerave dhe biokarbureve do të vazhdojë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive