E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA: Xhorxh H.W. Bush nën kujdes intensiv

x
Madhësia e gërmave - +
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh H.W. Bush u transferua në pavionin e kujdesit intensiv në një spital të Hjustonit në Teksas.
 
Ish presidenti 88 vjeçar u shtrua në spital muajin e kaluar nga bronkiti. Zëdhënësi i tij tha se zoti Bush u transferua në pavionin e kujdesit intensiv të djelën pas një seri komplikacionesh, përfshirë edhe ethet e vazhdueshme. Zëdhënësi th ase zoti Bush vazhdon të komunikojë mjaft mirë dhe mjekët janë të kujdeshëm optimistë për trajtimin e tij.
 
E shoqja e ish presidentit, Barbara, një nga djemtë dhe një nip i kaluan Krishtlindjet me zotin Bush.
 
Ai shërbeu si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1993. Pika kulmore e presidencës së tij ishte organizimi i koalicionit ndërkombëtar për largimin e forcave irakiane nga Kuvajti në vitin 1991.
 
Zoti Bush shërbeu gjithashtu si kongresist, ambasador në Kombet e Bashkuara, ambasador në Kinë dhe drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan. Ai ishte zv/president nga viti 1981 deri në vitin 1989 me Presidentin Ronald Regan.
 
Dy  nga bijtë e tij janë presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush dhe ish guvernatori i Floridës, Xheb Bush.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive