Lidhje

Raul Castro mbështet strehimin e Edward Snowdenit


Presidenti kuban tha se mbështet të drejtën që të gjitha vendet e rajonit t’i japin strehim personave që “persekutohen për idealet e tyre”

Presidenti kuban Raul Castro shprehu mbështetje për tre vendet me prirje të majta që i ofruan strehim politik ish-kontraktorit të agjencive amerikane të zbulimit, Edward Snowden.

Zoti Castro tha se ai mbështet të drejtën që të gjitha vendet e rajonit t’i japin strehim personave që “persekutohen për idealet e tyre”.

Udhëheqësit e Venezuelës, Nikaraguas dhe Bolivisë, kanë thënë se do ta pranonin në vendet e tyre 30-vjeçarin Snowden, i cili bëri të njohura për publikun hollësi të programeve amerikane të survejimit në Agjencinë e Zbulimit Kombëtar.

Nuk është e qartë në se Snowden do të shkojë tek ndonjë nga këto vende të Amerikës Latine. Qeveria kubane nuk ka thënë në se do të lejojë atë të shkojë në Kubë.

Snowden mendohet se qëndro i fshehur në një zonë tranziti në aeroportin e Moskës, që kur shkoi atje nga Hong Kongu dy javë më parë, pa mundur të shkojë në ndonjë vend tjetër, ngaqë Shtetet e Bashkuara e anuluan pashaportën e tij.
XS
SM
MD
LG