E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Bllokohen llogaritë bankare të kompanisë Cez

x
Madhësia e gërmave - +
Në Tiranë gjykata vendosi bllokimin e llogarive bankare të kompanisë Cez e cila ka nën kontroll sistemin e shpërndarjes së energjisë.
Vendimi erdhi pasi Cez nuk ka paguar një gjobë prej afër 4,3 milion dollarësh që Enti rregullator i Energjisë vuri ndaj saj për shkak se nuk realizoi pjesën e importit të energjisë që duhet të kryejë për të mbuluar humbjet në rrjet, si dhe pas disa ndërprerjeve të energjisë në zona të tëra të vendit të cilat sipas Cez nuk paguanin faturat.
Një ditë më parë ministria e Ekonomisë e paralajmëroi Cez-in se do të ngrinte padi për ndërprerjet e qëllimshme sipas saj, të energjisë ditët e fundit, të cilat provokuan dhe protesta të banorëve në zona të ndryshme të vendit.
Ndërkaq kompania deklaroi sot se ndërprerjet kanë ardhur vetëm si pasojë e motit të keq apo ndërhyrjeve të jashtëligjshme në rrjet dhe se ka angazhuar një numër të madh punonjësish për riparimin e difekteve. Kompania Cez vuri megjithatë në dukje se ndodhet në vështirësi financiare, të cilat janë  bërë pengesë për të zëvendësuar në një kohë të shkurtër pajisjet e dëmtuara.
Marrëdhëniet mes autoriteteve dhe Cez janë në një pikë kritike. Brenda ditëve të ardhshme Enti rregullator pritet të vendosë për heqjen e licencës ndaj kompanisë e cila nga ana e saj ka paralajmëruar një tërheqje të mundshme nga Shqipëria
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive