E dielë, 19 maj, 2013

Lajme

Venezuelë: Shtyhet afati i betimit të presidentit

x
Madhësia e gërmave - +
Në Venezuelë, nënpresidenti Nicolas Maduro tha se Hugo Chavez nuk do të jetë në gjendje të bëjë betimin si president javën e ardhshme para Asamblesë Kombëtare, por ai mund ta bëjë këtë më vonë para Gjykatës së Lartë.

Kjo deklarataë mund të shkaktojë fërkime mes qeverisë dhe opozitës lidhur me legjitimitetin e shtyrjes së ditës së inaugurimit, që sipas kushtetutës venezueliane, duhet të ndodhë ditën e enjte, më datë 10 janar.

Udhëheqësit e opozitës thonë se pamundësia e presidentit për të qenë pranishëm ditën e inaugurimit të tij do të thotë që ai duhet të largohet nga posti dhe kanë kërkuar informacione lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Presidenti Chavez ndodhet për kurim në Kubë, pas një operacioni të ri për kancerin dhe ai nuk është parë në pulbik që nga data 11 dhjetor.

Sipas kushtetutës së Venezuelës, presidenti i ri e bën betimin më 10 janar, por në se ai nuk është i aftë, mund ta bëjë këtë para Gjykatës së Lartë, por pa caktuar një datë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive