E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA, shtohet numri i turistëve kinezë

x
Madhësia e gërmave - +
Elizabeth Lee
Vitet e fundit, ka pasur një rritje dramatike të numrit të turistëve që vijnë nga Kina në Shtetet e Bashkuara. Prania e tyre ka ndihmuar ekonomitë vendore, ndërsa bizneset tregtare presin që kjo prirje të vazhdojë.
 
 
Vizitorët në Los Angeles do të gjejnë studio filmi të panumërta, yje në bulevardin Walk of Fame, dhe një rrjedhë të vazhdueshme të turistëve kinezë.
 
"Los Angeles, është qyteti ku vijnë më shumë kinezë se në çdo qytet tjetër në Shtetet e Bashkuara", thotë Mark Liberman i shoqatës së  Turizmit në Los Angeles thotë se ka pasur një rritje konstante në numrin e turistëve kinezë që vizitojnë Los Angelesin. Ata gjithashtu vizitojnë qytete si San Francisko, Nju Jork dhe Uashington Më shumë se një milion turistë kinezë vizituan Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, thotë ekonomisti Ferdinando Guerra.
 
"Është një rritje gati 40 për qind nga viti 2010 - 2011."
 
Agjencia turistike Shine, me bazë në Los Angeles për shembull, ka parë një rritje pothuajse 30 për qind këtë vit të turistëve nga Kina, thotë presidenti i kompanisë Joseph Chi.
 
"Të gjithë vizitorët nga Kina, mendonjnë se Shtetet e Bashkuara janë vendi që ata kanë ëndërruar për të vizituar."
 
Rritja e klasës së mesme të Kinës do të thotë se më shumë kinezë mund të udhëtojnë jashtë shtetit. Liu Wei Yie erdhi me një grup vizitorësh në SHBA
 
"Amerika është themeluar me një frymë të pavarësisë dhe konkurrencës. Unë kërkova për të ardhur dhe për t'a parë këtë me sytë e mi.”
 
Numri i turistëve kineze është rritur vazhdimisht, por veçanërisht këtë vit për shkak se qeveria amerikane e ka bërë më të efektshëm procesin e aplikimit për vizë, thotë Steven Chou i Universal Studios në Hollywood.
 
"Ne jemi në kërkim të mënyrave për të shtuar përvojën e mikëpritjes së vizitorëve kinezë."
 
Në Universal Studios, ka një program vizitash  me shoqërues Mandarin-folës të punësuar, dhe harta e parqe me tabela në kinezisht. Gjithashtu ka restorante që shërbejnë edhe ushqim kinez.
 
Shumë prej klientëve në dyqanin e hotelit në Rodeo Drive, i famshëm për mallrat luksoze, janë kinezë, thotë Administratori i Përgjithshëm Hermann Elger.
 
"Partnerët tanë na tregojnë se turistët kinezë janë segmenti më i madh i blerësve të këtij viti."
 
Kinezët shpenzojnë më shumë se dyfishi i një vizitori  tjetër të huaj në Kaliforni.
 
Turistët kinezë janë duke kontribuar me miliarda dollarë në ekonominë amerikane e cila përkthehet në më shumë vende pune. Numri i turistëve nga Kina pritet të dyfishohet deri në vitin 2016.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Jakov nga: Israel
02.12.2012 07:45
Me pelqen enthuziazmi juaj lidhur me parate qe po ju hyjne nga turistet kinez , por kini kujdes po ju them dhe duhet te shihniedhe pas murit se c'ndodh me ta .Ata jane tepajisur me aparate teper te sofistikuar per te fotografuar gjasme , por me shume ekene me qellimspiunazhi dhe diversioni Une i njoh mire ata sepse kam punuar me ta kater vjet ne Shqiperi ku naten kopjonin dhe fotografonin cdo gje qe u interesonte dhe diten vinin me ate buzeqeshjen fallco ne fytyren e tyre te stampuar edhe kur flejne .Kujdes ,kinezi perpara se te jete njeri modern ,eshte dhe nje spiun iklasit te larte .Prandaj ,mire beni qe fitoni prej tyre , porme mend ne koke ,i survejoni ne cdo caste se ata nukkane din e iman jane spiun te lindur Ata do te behen rreziku i botes ne mos jane bere e sidomos me Ameriken "qe e duan shume " mui hecho.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive