E hënë, 20 maj, 2013

Lajme

Klinton: Në Egjipt nevojitet dialogu

Sekretarja Clinton i bëri komentet në selinë e NATO-s në Bruksel

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton tha sot se trazirat në Egjipt tregojnë nevojën urgjente për dialog në rrugë kushtetuese mes qeverisë së Presidentit Mohammed Morsi dhe zërave opozitare. Sekretarja Clinton i bëri komentet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Rodham Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin një kushtetutë që mbron të drejtat e të gjithë egjiptianëve
 
Hillary Clinton, Sekretare e Shtetit:
"Në fund të fundit, i takon popullit egjiptian të caktojë rrugën e vet drejt së ardhmes, por ne dëshirojmë të shohim një proces që është gjithëpërfshirës dhe një dialog të vërtetë, të hapur për një shkëmbim të lirë të ideve që e çon përpara procesin demokratik në Egjipt," tha zonja Clinton.

Sekretarja e Shtetit vlerësoi vendimin e NATO-s për të dislokuar raketa Patriot në Turqi, duke theksuar se raketat janë vetëm për qëllime mbrojtëse:
 
“Shqetësimi ynë është se regjimi i Asadit, që është gjithnjë e më i dëshpëruar, mund të përdorë armë kimike, ose mund të humbasë kontrollin e tyre dhe armët mund të bien në dorë të njërit prej shumë grupeve që veprojnë brenda Sirisë. Prandaj, ne dërguam një mesazh të qartë se përdorimi i këtyre armëve do të shkelte vijën e kuqe,” tha zonja Clinton.

Ajo tha se shpresonte që Siria, fqinje e Turqisë, do t’i shikojë këto armë si dëshmi e vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara dhe e aleatëve të tyre.



 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

TAPE #:                     TC:
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
06.12.2012 10:20
EGJYPTI ESHTE NE UDHE KRYQ SEPSE PRESIDENTI MUHAMED MORSI KERKON NJE SHTET FASHISHT ISLAMIK RADIKAL ME KOPETENCA TE PLOTE,OPOZITA EGJYPTIT DUHET TA REZOJE KETE HITLER TE DYTE NE EGJYPT OSE TE PERFUNDOJE SI ANVAR SADATI.NDERSA SIRIA ME REGJIMIN E AL ASSAD BERI NJE KASAPANE DUKE VRARE MBI 50.000 SIRIANE DHE 800.000 SIRIANE TE SHPERNGULUR KETIJ MOSTRE I KA MBETUR KARTA E FUNDIT TE HEDHUR ARMET KIMIKE DHE RAKETAT QE I KA MARE NGA RUSIA E PUTINIT POR ESHTE NE NJE GJENDJE KRITIKE EDHE PER TURQINE KU KA NJE VIJE KUFITARE PREJ 800 KM,VEPRIMI I NATOS PER TI DHENE RAKETA PATRIOT TURQISE ESHTE I DREJTE DHE NE KOHE SEPSE RUSIA KISH DHE KA SYNIM TA DESTABILIZOJE TURQINE POR ERDOGANI I KUPTOJI MIQTE E REME AL ASSAD DHE AMEDINEZHAT SEPSE JA KISHIN ME THIKE MBAS SHPINE TURQISE ME MIRE VONE SE KUR Z ERDOGAN..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwele, tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren
Më tepër

Siri: Vriten 23 militantë të Hezbollahut

Aktivistët thanë se ata u vranë në luftime për të marrë kontrollin e qytetit Kusair
Më tepër

Robert Hand: Për zgjedhje të rregullta, duhen veprime të shpejta

Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit Robert Hand, shpreh keqardhjen për ato që i quan lojra politike dhe për polarizimin në vend
Më tepër

SHBA, përpjekje për konferencë paqeje për Sirinë

Sekretari i Shtetit John Kerry shkon në Lindjen e Mesme dhe do të bisedojë për këtë çështje me zyrtarët rusë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive