E martë, 18 qershor, 2013

Lajme

Sekretarja Clinton ende nën kujdesin e mjekëve

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton e filloi vitin e ri në një spital të Nju Jorkut, për shkak të një pllakëze gjaku të mpiksur në hapësirën mes trurit dhe kafkës. Ish zonja e parë Clinton vuri kandidaturën për president në zgjedhjet e vitit 2008.  Në vazhdim do t’i hedhim një vështrim pasojave të trompozave dhe si do të ndikojë gjendja e zonjës Clinton në të ardhmen e saj politike:

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton po përjeton trompozën e dytë. E para në këmbë, ndërsa udhëtonte kur ishte Zonjë e Parë 14 vjet të shkuara.  Dhe e dyta të dielën e kaluar, një pllakëz tjetër gjaku të mpiksur, këtë herë në kokë.

Shumica e trompozave ndodhin në këmbë. Ato mund të jenë fatale nëse pllakëza shkëputet dhe shkon në mushkëri, ku pengon kalimin e gjakut dhe bllokon zemrën.
Por mjekët e zonjës Clinton thonë se pllakëza e gjakut të mpiksur u gjet në një venë në hapësirën “mes trurit dhe kafkës, mbrapa veshit të saj të djathtë”.
Dr. Ben Wedro punon në një qendër traumash në Uiskonsin.

“Në se bllokohet qarkullimi, gjaku grumbullohet në një vend dhe krijon pllakëza të mpiksura. Kjo është gjë e mirë kur ndodh jashtë venave të gjakut, por e rrezikshme kur ndodh brenda venave”.

Sekretarja Clinton u shtrua në një spital të Nju Jorkut të djelën. Ajo po mjekohet me hollues  gjaku për të shmangur mundësinë e goditjes në tru ose të ndonjë dëmtimi neorologjik.

Mjeku i Eylerit, John Ricotta, kryeson departamentin e kirurgjisë vaskulare në Qendrën MedStar të spitalit të Uashingtonit. Ai thotë se qëndrimi i zonjës Clinton në spital nuk është diçka e pazakontë.

“Mjekët duan të sigurohen se sasia e ilaçit është në nivelin e duhur, që të hollojë gjakun, por mos të çojë në hemoragji. Është një balancë delikate për të gjetur dozen e duhur të mjekimit”.

Zonja Clinton njihet si sekretarja e shtetit që ka udhëtuar më shumë në historinë amerikane. Ajo ka fluturuar më shumë se 1.5 milion kilometra në 112 vende të ndryshme, por muaji dhjetor ishte veçanërisht i vështirë.

Sekretarja Clinton u pa për herë të fundit në publik në Belfast më 7 dhjetor. Ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara me një virus të rëndë në stomak. Pas pak ditësh, tepër e lodhur, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar goditje në kokë.

Sekretarja Clinton po i jep fund karierës së saj në këtë pozitë dhe do të vendosë mbi të ardhmen e saj politike. Zërat rreth kandidimit të saj për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 mund të qetësohen përkohësisht, ndërsa mjekët vazhdojnë vlerësimin e gjendjes së saj shëndetësore.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: nina nga: wien
28.01.2013 11:14
i uroi sherim sa me te shpejt zonjes hilleri zoti e bekoft nina wien austri


nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
03.01.2013 11:38
Permiresim i shendetit te kesaj zonje me shpirt te madh dhe udheheqese e kalibrit boteror,e denje per nga vlerat me burrin e saj,ish presidentin Bill Klinton,me gezon pa mase.!
Ajo do te permiresohet e gezoje shendet te plote,ashtu sic don zoti vete dhe gjithe popujt e botes,por edhe cdo shqiptar brenda apo jasht kufinjeve,aty ku jeton! Ajo do te behet presidente e ardheshme e popullit te bekuar-amerikan.! Zoti e bekofte.!
Urimet me te perzemerta per vitin 2013 e ne vazhdimesi.
Respekt te vecante,ing. Ahmeti


nga: Fatjon nga: Tirane
02.01.2013 23:46
Shpresoj dhe uroj nje sherim sa me shpejte dhe te plote zonjes Clinton.


nga: femibesiane nga: munich
02.01.2013 23:38
zonjes clinton i urojme sherim sa me te shpejt we care of you zonja clinton jeni ne te vertete engjull i shqiptarve te urojme vitin e ri shendet dhe jete te gjate we love u forever get halthy


nga: romeo nga: kanada
02.01.2013 21:27
I uroj zonjes Klinton sherim te shpejte, shendet te mire dhe nje jete te qete pas doreheqjes si sekretare e shtetit mik te Amerikes.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Si të ruhesh nga përgjimi në internet

Kur u bë publik lajmi se agjencitë e zbulimit mblidhnin të dhëna për komunikimet e qytetarëve, shumë vetë u befasuan nga fakti që këto programe ishin kaq të përhapura
Më tepër

G8 ekspozon rivalitetet e vjetra me Rusinë

Udhëheqësit botërorë në takimin e nivelit të lartë në Irlandën e Veriut kanë filluar diskutimet se si t’i jepet fund konfliktit sirian
Më tepër

Siria, pritet të mbizotërojë në takimin e G8

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Irlandën ne Veriut ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të 8 vendeve më të industrializuara
Më tepër

Edward Snowden mohon të ketë kontaktuar qeverinë kineze

Sipas “The Guardian”, Snowden i ka bërë këto komente në një chat në internet, në faqen kompjuterike të gazetës
Më tepër

KQZ pranon dështimin për numërim elektronik në Fier

Procesi për numërimin e votave për zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark do të realizohet manualisht
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive