E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme

Shenja të një armëpushimi në Gaza

x
Madhësia e gërmave - +
Izraelitët dhe palestinezët kanë bërë sot deklarata kundërthënëse lidhur me një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund ndalimit të luftimeve.  Zyrtarë të grupit Hamas në Gazë thanë sot se armëpushimi u arrit me ndërmjetësinë e Egjiptit dhe njoftimi do të bëhet në Kajro.

Por zëdhënësi i qeverisë izraelite i tha rrjetit CNN se Izraeli ka mohuar të jetë arritur ndonjë armëpushim dhe se negociatat vazhdojnë.  Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton u nis sot për në Jeruzlaem, Ramallah dhe Kajro, për t’u takuar me udhëheqës rajonalë. 

Zonja Clinton, e cila e shoqëroi presidentin Obama gjatë turneut të tij aziatik, takohet sot në Jeruzalem me kryeministrin Benjamin Netanjahu.  Ajo do të takohet edhe me udhëheqësit palestineze dhe ata egjiptianë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i akuzoi militantët e Hamasit për shfrytëzimin e civilëve si instrumente lufte, duke vendosur armë shpërthyese nëpër shkolla dhe xhami në Rripin e Gazës me popullsi të dendur.

Por ai shtoi se Izareli do të arrihet një marrëveshje përmes negociatave. Sot më parë, presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi tha se “agresioni izraelit ndaj Gazës” do të mbarojë nga fudni i ditës dhe se përpjekjet me ndërmjetësimin e Egjiptit për arrtijen e një marrëveshjeje do të sillnin rezultate pozitive. Presidenti Obama e telefoni përsëri zotin Morsi për të diskutuar për çështjen e Gazës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive