E martë, 21 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sekretarja e Shtetit Clinton del nga spitali

Në një deklaratë zyrtare mjekët shprehën bindjen se ajo do të shërohet plotësisht

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton doli nga një spital i Nju Jorkut, ku për disa ditë ishte nën kujdesin e mjekëve pas një trompoze në kokë.

Sekretarja Clinton doli mbrëmë nga spitali Presbeterian i Nju Jorkut e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish presidenti Bill Clinton dhe vajza e tyre, Chelsea.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se ekipi mjeksor i zonjës Clinton e këshilloi atë për “një përparim të mirë” që ajo po bën në të gjitha frontet. Mjekët shprehën bindjen se ajo do të shërohet plotësisht.

Para se të dilte nga spitali, Departamenti i Shtetit njoftoi se zonja Clinton kishte folur në telefon me personelin e saj në Uashington, të cilët ishin marrë me politikën e jashtme amerikane në mungesë të saj. Deklarata zyrtare nuk specifikoi se kur do të kthehet ajo në punë në Uashington.

Sekretarja Clinton u pa për herë të fundit në publik në Belfast më 7 dhjetor. Ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara me një virus të rëndë në stomak. Pas pak ditësh, tepër e lodhur, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar goditje në kokë.

Zonja Clinton njihet si sekretarja e shtetit që ka udhëtuar më shumë në historinë amerikane. Ajo ka fluturuar më shumë se 1.5 milion kilometra në 112 vende të ndryshme, por muaji dhjetor ishte veçanërisht i vështirë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
04.01.2013 01:18
Shendeti shume i mire per Zonjen Hillary Klinton eshte nje lajme shume i mire dhe i gezueshem si per familjen Klinton,ashtu dhe per te gjithe amerikanet dhe shqiptaret qe e duan SHBA-ne, Shqiperine dhe lirine e demoracine ne cdo cep te globit,per te cilen familja Klinton ka dhene me te miren e mundeshme njerezore.
Zoti e bekofte bez pas brezi familjen Klinton.


nga: Petro Jashari nga: U S A
03.01.2013 22:09
Shpreh gezimin tim per stabilizimin e gjendjes shendetesore te zonjes Klinton. Cifti Klinton ze vend nderi e respekti ne boten shpirterore te cdo Shqiptari.Zoti e bekofte familjen Klinton; Zoti e bekofte Ameriken.


nga: kevin nga: tirane
03.01.2013 19:02
i uroj sherim sa me te shpejte zonjes KLINTON.ZOTI e ruajte familjen KLINTON.


nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
03.01.2013 15:35
Me shpirt jemi te gezuar per kete lajm te mire-Zonja Klinton iu kthye gjendjes se mire shendetesore!.
Urojme qe ajo,pasi te gezoje shendet te plote,te garoje ne zgjedhjet e ardheshme presidenciale,ku do fitoje me siguri fale pervojes,perkushtimit dhe aftesive por edhe te sharmit te saj qe eshte aq e thjeshte e popullore.!qe do i beje nder popullit amerikan.
Bashke me Bill Klinton, perbejne ciftin unikal ne bote,qe ia vlen ti degjosh,te marresh keshilla prej tyre dhe ti admirosh.!
Edhe cdo shqiptar,kudo banon e punon ka nje Respekt te vecante per kete familie.!

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Oklahoma: 91 të vdekur nga tornadoja

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të paktën 20 fëmijë të cilët ndodheshin brenda një shkolle, kur tornadoja goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive