Lidhje

Sekretarja e Shtetit Clinton në Tiranë


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton nisi sot vizitën e saj në Tiranë. Ajo mbërriti pak pas orës 10.30. Takimin e parë, zonja Clinton e pati me presidentin Bujar Nishani, i cili i akordoi asaj edhe një nga medaljet më të larta, atë të Urdhërit të Flamurit e cila i është dhënë më parë edhe ish presidentëve Bill Clinton dhe GeorgeW Bush.

Më pas sekretarja amerikane është takuar me kryeministrin Sali Berisha i cili edhe një herë i ka vënë në dukje asaj se “kjo vizitë është xhevahiri në kurorën e festimeve” që Shqipëria po organizon me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. "SHBA-të janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera", tha nga ana e saj zonja Clinton, në fillim të takimit me kryeministrin shqiptar.

Sipas departamentit të shtetit sekretarja Klinton do të theksojë në Tiranë solidaritetin me Shqipërinë si një vend anëtar i Natos, por dhe do të bëjë thirrje për një bashkëpunim më të madh politik si dhe për vendosjen e sundimit të ligjit. Zonja Clinton pritet të mbajë edhe një fjalim në parlament si dhe të takohet me kryetarin e opozitës shqiptare Edi Rama
XS
SM
MD
LG