E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sekretarja Klinton me virus në stomak

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë e sëmurë, ajo humbi ndjenjat në shtëpi. Këtë njoftim e dha Depertamenti amerikan i Shtetit. Në një deklaratë sot, zëvendës-ndihmëssekretari i shtetit Philippe Reines, tha se zonja Clinton ishte prekur nga një virus në stomak, që ishte arsyeja që ajo humbi lëngjet dhe më pas i ra të fikët. Zyrtari amerikan tha se tani ajo është duke e marrë veten dhe po pushon në shtëpi. Me rekomandimin e mjekut, zonja Clinton do të punojë javën e ardhshme nga shtëpia, ndërsa do të qëndrojë vazhdimisht në kontakt me Departametnin e Shtetit dhe me zyrtarë të tjerë. Sekretarja e Shtetit i anuloi planet për të shkuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, për shkak të virusit në stomak. Zonja Clinton është 65 vjeçe.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
16.12.2012 17:23
Ms.Honorable Hillary Clinton esht personalitet e larte e politkes boterore per 4 vite te drejtimit diplomacise Americane.
Sigurisht qe ketu ka infuencuar dhe gjeniu njeriu me i preferua ne politik ne gjith boten.Honorable Bill Clintone.
Ai ngriti pesh popullin ne fushaten e zgjedhje pro presidentit Honorable Barack Obama.
Yeri e vepra e ketyre dy njerzve-personaliteteve te shquar te dy shekujve ka bere q ne bote te shuhen shume luftra dhe te zgjidhen shume padrejtsi.
Mr.Clitoni duke shikuar gjendjen tregjike ne ballkan te shkaktuar nga Millosheviqi i tha ndal mose kalo vijen e kuqe.
Nje tragjedi do te ishte bere ne ballkn ne mos me gjere ne ate kohe.
Mr.Klintoni diti te bejne per vete aleatet Anglin,Francen dhe antaret e NATOS.
Qe te dy cifti Clinton mbrojten te drejten e shqiptarve ne arenen nderkombetare dhe forcuen alenacen Shqiptaro-Amerikane
Edhe pse kta nuk do te jen ne Drejtimin administrative te depertamentit shtetit politika ndaj shqiptarve nuk do te ndryshojne.
Ms.Clintonit i urojm sherim te shpjte,jete te gjte e te lumture.
Po te mos ishte bere busti i Mr.Clintonit ne prishtin do te thonje te behet nje permendore e perbashket Clitoneve.
Me gjth ate ata jane ne zemrat e shqiptarve perfshi Wilsonin, Bushin baba, Bushin Bire dhe departamentin e shteti te sotem i Hobnorable Barack Obama.
Me ket rast shprehim ngushllime familjeve te viktimave- Departamenti shtetit te sh.B.Amerikes ne tragjedin e shkolles .
Besojm se Sh.B.Amerikes do ta kalojne edhe kete dhimje te thell.
Siqerisht-Sincerly!
Fatbardh Doci S.C.


nga: Petrit
16.12.2012 14:39
Zonjes Hillary Clinton i uroj nje sherim sa me te shpejt .Zoti i dhente jete te gjate,te gezueshme e te shendeteshme ne familje.


nga: Anonim
16.12.2012 09:11
I UROJME SHERIM TE SHPEJTE ZONJES HILLARI KLINTON..


nga: Flamur Çollaku nga: Tirane, Shqiperi
15.12.2012 23:25
Znj.Clinton i urojmë shërim sa më të shpejtë. Kjo mike e madhe e shqiptareve dhe e botes demokratike. Shqiptaret i janë mirënjohës znj. Clinton dhe z. Clinton. Në emër të lirisë dhe demokracisë kanë mbrojtur shqiptaret duke rregulluar padrejtësitë e kohërave. Shqiptaret janë miq të Amerikës sepse duan demokracinë dhe objektiv kanë Evropën e Bashkuar.
Në këtë rast i përcjellim dhe ngushëllime për tragjedinë e cila ka tronditur jo vetëm Amerikën por mbarë opinionin botërorë.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive