E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

SHBA: Fillon punën Kongresi i ri i 113

x
Madhësia e gërmave - +
Në Shtetet e Bashkuara sot filloi punën Kongresi i ri, i 113, i dalë nga zgjedhjet e nëntorit.  Ligjvenësit e rinj do të ndeshen shumë shpejt me një problem të vjetër, të trashëguar nga viti i kaluar, niveli i lartë i borxhit, si dhe me dy probleme të tjera po aq delikate, kontrolli i shitjes së armëve dhe reforma e imigracionit.

Në seancën parë, pas betimit, shumica republikane në Dhomën e Përfaqësueve rizgjodhi ligjvenësin nga Ohajo, John Boehner si kryetar.  Sipas ligjit amerikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në radhë, pas nënpresidentit Joe Biden, për të zëvendësuar presidentin.

113 Congress - House113 Congress - House
x
113 Congress - House
113 Congress - House
Në Kongresin e ri bëjnë pjesë edhe ligjvënës që mbështesin çështjet shqiptare si Eliot Engel dhe Robert Aderholt. Të dy ata janë bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare. Nga ky grup ku bëjnë pjesë 23 ligjvënës, e vetmja që nuk u rizgjodh në legjislaturën e re ishte zonja Jean Schmidt e shtetit Ohio.
Ceremonia e betimit  të senatorëve të rinj dhe atyre të rizgjedhur, u zhvillua edhe në Senat, nën drejtimin e nënpresidentin Joe Biden.

 

Legjislatura që sapo u mbyll, e cila është cilësuar si një nga më të paefektshmet, e përfundoi punën duke miratuar ligjet e reja të debatueshme, që rritën taksat për të pasurit dhe shmangën shkurtimet e thella buxhetore, të cilat mund ta kishin futur vendin në recesion. Por kongresi i ri, duhet të zgjidhë tani çështjet e tavanit të borxhit  prej 16.4 trilionë dollarësh, një kufi që u arrit në fillim të kësaj jave.
 

Qeveria thotë se ka fonde për të paguar faturat edhe për dy muaj, por për më tej, do të ketë nevojë të marrë borxhe të tjera, çka nënkupton ngritjen e tavanit të borxhit. Në se kjo nuk ndodh, do të ishte hera e parë në histori që qeveria amerikane nuk do të ishte në gjendje të përmbushte detyrimet e veta financiare. 
 

Kongresi i ri do të ketë të njejtën balancë pushteti, republikanët  kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve  me 235 ligjvenës nga 199 që kanë demokratët, ndërsa demokratët që kontrollojnë Senatin duke patur 55 anëtarë nga 45 që kanë republikanët.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive