E premte, 24 maj, 2013

Lajme

Presidenti azerbajxhanas, Njeriu i Vitit për korrupsion

Ai pasohet nga bosi shqiptar i drogës, Naser Kelmendi, i cili bashkë me djemtë, shihen si trafikantë të mëdhenj të cigareve dhe drogës.

x
Madhësia e gërmave - +
Një organizatë që merret me raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit shpalli Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev si njeriun e vitit. Çmimi jepet për personat, emri i të cilëve figuron në mënyrë të spikatur në raportimet e mediave për krimin dhe korrupsionin në zonat që ajo mbulon, nga Evropa Lindore deri në Azinë Qendrore.
 
Sipas organizatës, të quajtur Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me qendër në Sarajevë dhe Bukuresht, Zoti Aliyev u zgjodh si njeriu i vitit për shkak të raportimeve që thonë se gjatë vitit 2012, familja e tij përfitoi aksione të mëdha në biznese të tilla si telekomi, industria minerare dhe e ndërtimit, shpesh përmes marrëveshjeve qeveritare.
 
Në vend të dytë, organizata rendit bosin shqiptar të drogës, Naser Kelmendi, i cili bashkë me djemtë, shihen nga autoritetet si trafikantë të mëdhenj të cigareve dhe drogës, në një grup mafioz i përhapur në të gjithë Evropën. Gjatë vitit 2012, thotë organizata, fitimet e tij u rritën, ndërkohë që qeveria e Shteteve të Bashkuara e shpalli bos të krimit të organizuar dhe e përfshiu në listën e zezë. Interpoli ka kërkuar një urdhër arresti për Kelmendin.
 
Persona të tjerë që përmenden nga organizata për korrupsion janë Milo Gjukanoviç, i cili për një kohë të gjatë ka qenë president dhe kryeministër i Malit të Zi si dhe Vladimir Putin, presidenti aktual i Rusisë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
03.01.2013 21:35
Presidenti Azerbajzhanit Z Aliev eshte me i koruptuari ne planetin toke miku i ngushte i Sali Berisha i cili me familjen dhe miqte e tij disponojne 40% te pasurise kombetare se bashku me miqte e tyre Silvio Berluskoni qe disponon nje kapital prej 16 miliard dollare dhe prona te patundeshme ,pas ketij vjen Erdogani mbi 17 miliard dollare vjen Milo Gjukanovic kryeminister i Mali te Zi trafikant droge dhe cigaresh,dhe kampioni i korupsionit Vladimir Putini me pasuri maramendese dhe apsolut ne shtetin e inkriminuar dhe po e con Rusine drejt Falimentimit..


nga: Zana nga: USA
03.01.2013 00:58
Uroj mos jet e vertet,se do na kompromentonte rende kryeministrin Berisha qe e ka deklaruar mike te ngushte z.Alyev.


nga: Anonim
02.01.2013 23:34
Miku me i ngushte i Presidentit te Azerbajxhanit ILHAM ALIYEV eshte Kryetari i pozites dhe Kryeministri aktual i Shqiperise SALI BERISHA. SALI BERISHA eshte edhe miku me i ngushte i nje korruptuari tjeter ish Kryeministrit te Italise SILVIO BERLUSKONI. Prandaj "Zeri i Amerikes" ne kete liste duhet te kishte futur si te korruptuar edhe SALI BERISHEN. Nje fjale e urte popullore shqiptare thote: "Te shoh me cilin rri dhe te them se kush je. Prandaj nuk e "kuptoj" pse e mbani me "hater" kete "leckamanin" tone?! Tung.


nga: Petrit
02.01.2013 22:42
Harrese,padije,apo mos informim per pamundesi financiare per informimin e krim-korrupsionin marramendes te kryeministrit komunisto-mafioz Sali Berisha,ku shifrat e korrupsionit te tije jane marramendese qe do t'i kishte zili dhe vete Vladimir Putin,apo Milo Gjukanovic?


nga: Shqiptari nga: SHQIPERI
02.01.2013 22:37
Kjo list eshte e pa sakt pasi vendi I pare I takon diktatorit shqiptar sali ram berisha me dy klyshet e tij serb dhe te afermit e tij

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive