E martë, 18 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Qeveria dhe opozita këmbejnë ftesa pa dialog

Zoti Panariti tha se vendimi i këshillit të ministrave të BE-së për Shqipërinë do të bazohet në mbylljen me sukses të këtyre tre reformave.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Ministri i jashtëm, Edmond Panariti, i bëri sot thirrje klasës politike që të miratojnë reformat në drejtësi, administratë dhe jetën parlamentare, sepse, sipas tij, ato janë hapi i radhës i integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Zoti Panariti tha se vendimi i këshillit të ministrave të BE-së në dhjetor për Shqipërinë do të bazohet në mbylljen me sukses të këtyre tre reformave dhe ecurisë pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai i dha këto komente në forumin e organizuar nga Lëvizja Europiane e Shqipërisë me temë “Përtej statusit kandidat - qasja drejt anëtarësimit”.
 
Ministri Panariti tha se miratimi i këtyre 3 projekt-ligjeve nuk mund të ketë asnjë pengesë, nëse forcat politike vlerësojnë si parësor interesin kombëtar dhe dobinë që presin qytetarët nga integrimi në BE. Në forum mori pjesë edhe opozita. Deputeti socialist Ditmir Bushati, kryetar i komisionit parlamentar për integrimin europian
 thotë se ky nuk është një debat për Europën, por është një diskutim për cilësinë e demokracisë shqiptare.
 
Ndërkaq kryetari i PS, Edi Rama, shpërndau sërish një deklaratë ku ftoi sërish partitë e koalicionit qeveritar në një tryezë debati për zgjidhjen e problemit të Qarkut të Fierit. Në deklaratë ai thotë se ky problem do zgjidhur në mënyrë demokratike, krhas votimit të menjëhershëm të tre akteve të përcaktuara nga Komisioni Europian si të nevojshme.
 
Partia Demokratike refuzoi një ftesë të ngjashme disa ditë më parë me argumentin se Qarku i Fierit ishte një çështje e gjykatave dhe partitë politike nuk mund të diskutojnë nëpër tryeza vendimet e gjykatave. Ajo tha se këshilltarët socialistë në Fier po zvarritin gjyqet për të humbur kohën e vlefshme, duke krijuar një alibi për bllokimin që opozita po i bën procesit të integrimit në BE.
 
Në 10 tetor Komisioni Europian dha një rekomandim pozitiv për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, me plotësimit të tre kushteve të përcaktuara për forcimin e demokracië dhe shtetit ligjor. Ky vlerësim pozitiv dhe ecuria dymujore do të analizohet përsëri nga BE në dhjetor, nga do të dalin opsionet e mundshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për antarësim në BE.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
17.11.2012 17:11
Z Panariti fol e mbaj kur flet..te ulet ne tryeze mazhoranca dhe opozita pra ul ne tryeze kryetarin e Partise tende z ILIR META.BERISHEN DHE IDRIZIN ME Z RAMA,te zbatojne vendimet e gjykates te larte per Qarkun e Fierit,Z Panariti na duhet shtet dhe jo pushtet ngjarja e 21 janarit erdhi nga vidio Meta-Prifti dhe u vrane 4 shqipetare ne proteste,tani Partia juaj LSI e ka futur CEZ ,KESH ,OST DHE QEVERI ME INSTITUCIONET SHTETERORE NE PIRAMIDE SI NE VITIN 1997 KU PO KERCENOHET SIGURIA KOMBETARE...z Panariti na thuaj per takimin e Ministrit SPIRO KSERA me NEONAZISTIN Z PAPAS TE AGIMIT TE ARTE KU BENTE THIRJE PER LUFTE PER VORIO EPIRIN DHE FLISTE NE TERITORIN SHQIPETAR..EDHE ORGANET SIGURISE TE SHTETIT ME NE KRYE PRESIDENTIN NISHANI KETA TRADHETARE KOMBIT TE MARIN SHPAGIM DHE TE KUPTOJNE SE ME TERITORET SHQIPETARE NUK LUHET SEPSE SHQIPERIA ESHTE E GJITHE SHQIPETAREVE..TE VOTOHEN LIGJET.POR TRADHETARET E KOMBIT KA NJE SHPAGIM..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Si të ruhesh nga përgjimi në internet

Kur u bë publik lajmi se agjencitë e zbulimit mblidhnin të dhëna për komunikimet e qytetarëve, shumë vetë u befasuan nga fakti që këto programe ishin kaq të përhapura
Më tepër

G8 ekspozon rivalitetet e vjetra me Rusinë

Udhëheqësit botërorë në takimin e nivelit të lartë në Irlandën e Veriut kanë filluar diskutimet se si t’i jepet fund konfliktit sirian
Më tepër

Siria, pritet të mbizotërojë në takimin e G8

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Irlandën ne Veriut ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të 8 vendeve më të industrializuara
Më tepër

Edward Snowden mohon të ketë kontaktuar qeverinë kineze

Sipas “The Guardian”, Snowden i ka bërë këto komente në një chat në internet, në faqen kompjuterike të gazetës
Më tepër

KQZ pranon dështimin për numërim elektronik në Fier

Procesi për numërimin e votave për zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark do të realizohet manualisht
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive