Lidhje

Mali, një dyvjeçare vdes nga Ebola


Një dyvjeçare në Mali, familja e së cilës kishte udhëtuar së fundmi në Guine, ka vdekur nga virusi i Ebolës që tani ka infektuar mbi 10 mijë vetë dhe ka shkaktuar vdekjen e afro 5 mijë të tjerëve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vdekja e vajzës së vogël dje, ishte rasti i parë i konfirmuar i një viktime nga Ebola në Mali, që kufizohet me Guinenë në jugperëndim. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vajza dhe familja e saj kishin pasur kontakte me shumë njerëz gjatë udhëtimit me autobus në Guine. OBSH-ja ka paralajmëruar se edhe njerëz të tjerë mund të jetë ekspozuar ndaj virusit në Mali, një nga vendet më të varfra të botës.

XS
SM
MD
LG