E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

Egjipti voton për kushtetutën

Komisioni për hartimin e Kushtetutës la të pandryshuara parimet e ligjit islamik si bazën e dokumentit

x
Madhësia e gërmave - +

Në Egjipt, komisioni për hartimin e Kushtetutës, i cili mbizotërohet nga konservatorët, la të pandryshuara parimet e ligjit islamik si bazën e dokumentit, duke e shpejtuar procesin e miratimit megjithë bojkotin nga ana e opozitës dhe thellimin e krizës politike.
 

Parlamenti vendosi papritur ta bëjë votimin sot, më përpara se sa ishte planifikuar, në mënyrë që ta miratojë projektin përpara se Gjykata e Lartë Kushtetuese të mblidhet të dielën për të vendosur nëse do ta shpërndajë ose jo komisionin. Parlamenti po voton për kushtetutën nen për nen.
 

Gjatë pak ditëve të kaluara, rreth 30 anëtarë liberalë ose të krishterë janë larguar nga komisioni për të protestuar ndaj asaj që ata e quajnë vjedhje të procesit nga islamikët, besnikë të Presidentit Mohamed Morsi.

Votimi vjen mes akuzave se komisioni po nxiton për ta miratuar sa më shpejt kushtetutën për të shmangur kritikat. Ndërkohë, po shtohen protestat që lidhen me luftën mes partisë Vëllazëria Muslimane e mbështetur nga presidenti dhe gjykatave, për kontrollin e tranzicionit politik. 
 

Ngutja për miratimin e kushtetutës  duket se synon të mënjanojë një vendim që Gjykata e Lartë mund të marrë të dielën për të shpërndarë parlamentin. Gjykata do të vendosë gjithashtu mbi legjitimitetin e dhomës së lartë të parlamentit të mbizotëruar gjithashtu nga islamikët. Dhoma e ulët, u shpërnda nga e njëjta gjykatë në qershor.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi do të vazhdojnë të diskutojnë nesër rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive