E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme

Egjipt: Presidenti Morsi anulon dekretin

x
Madhësia e gërmave - +
Një zëdhënës i presidentit shprehet se referendumi mbi projekt-kushtetutën, që ka ngjallur shumë debate, do të mbahet sipas planit më 15 dhjetor
 
Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi anuloi një vendim që ai mori muajin e kaluar për t’i dhënë vetes kompetenca të gjithanshme, në përpjekje për të ulur tensionet politike dhe dhunën vdekjeprurëse, që ka përfshirë të gjithë vendin. Por një zëdhënës tha mbrëmë se një referendum mbi projekt-kushtetutën, që ka ngjallur shumë debate, do të mbahet sipas planit më 15 dhjetor.
 
“Është vendosur se dekreti kushtetues që u shpall më 21 nëntor, 2012 anulohet menjëherë,” shprehet zëdhënësi i zyrës së presidentit Mohamed Selim al-Awa.

Deklarata u bë dje vonë pasi u bojkotua një takim nga udhëehqësit kryesorë të opozitës, të cilët kanë bërë thirrje për anulimin e referendumit të 15 dhjetorit.
Aktivistët e opozitës egjiptiane qëndruan përpara pallatit presidencial sonte mëngjes, pasi një komision për dialogun kombëtar njoftoi vendimin e fundit të Presidentit Mohammed Morsi.

Ushtria ka shtuar masat e sigurisë jashtë pallatit presidencial. Zoti Morsi pati bërë thirrje për dialog për të zbutur krizën në rritje, por vendimi me sa duket nuk do ta qetësojë opozitën, pasi ai mban në fuqi zhvillimin e referendumit.

Disa manifestime kundër dhe pro këtyre çështjeve kanë tërhequr dhjetra mijëra protestues nëpër rrugë. Protestat janë shndëruar në përleshje, që kanë lënë të paktën 6 të vdekur.

“Natyrisht që ne nuk jemi dakord. Asambleja Kushtetuese duhet të formohet përsëri. Çdo organ i krijuar mbi baza të paligjshme nuk ka legjitimitet. Asambleja Kushtetuese përbëhet nga Vëllazëria Myslimane, ata duan të na imponojnë politikat e tyre dhe kjo është e gabuar”.

Një protestues tjetër tha sot se presidenti Morsi nuk e ndryshoi vendimin e tij deri sa njerëzit u vranë dhe se aktivistët e opozitës "nuk do të largohen deri sa ai të largohet."
Të dyja çështjet, dekreti presidencial dhe referendumi, që janë në qendër të demonstratave kundër Morsit, kanë tronditur vendin gjatë 2 javëve të fundit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive