E premte, 24 maj, 2013

Lajme

Egjipt: Akuza për shkelje të rënda në referendum

x
Madhësia e gërmave - +
Grupe të të drejtave të Njeriut në Egjipt thonë se referendumi i djeshëm mbi kushtetutën re të vendit u karakterizua nga shkelje të mëdha dhe se për këtë arsye duhet të mbahet përsëri.

Koalicioni i shtatë grupeve bëri thirrje për përsëritjen e referendumit, ndërsa përkrahësit e grupit Vëllazëria Myslimane të presidentit Muhamed Morsi deklaruan fitore në votimimin e djeshëm, duke thënë se nga numërimi jo-zyrtar, del se 56 për qind e votuesve e kanë miratuar projektkushtetutën. Grupet e të drejtave një njeriut thanë se disa nga votuesit nuk u lejuan të votonin dhe se disa persona shërbyen në mënyrë të paligjshme si vëzhgues, në vend të ekspertëve juristë.

Figura e shquar e opozitës, Mohamed Al Baradei, iu bashkua kritiave në twitter, ku thonte se parregullsitë ishin flagrante dhe se pjesëmarrja në votime ishte e ulët. Por Grupi Vëllazëria Myslimane tha se në votime morën pjesë rreth një e treta e 26 milionë personave me të drejtë vote.

Raundi i parë i votimeve u mbajt në 10 nga 27 rajonet e Egjiptit, përfshirë qytetet kryesore, Kajron dhe Alexandrinë. Raundi i dytë mbahet të shtunën e ardhshme në provincat e tjera, shumica e të cilave janë rurale dhe me banorë të cilët kanë pikëmajte konservatore.

Disa vëzhgues presin që raundi i dytë të ketë më tepër përkrahës për kushtetutën, miratimi i së cilës kërkon një shumicë të thjeshtë. Koalicioni kryesor liberal i opozitës, Fronti Kombëtar i Shpëtimit, tha sot se nuk do t’i pranojë rezulatet jo-zyrtare të referendumit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
16.12.2012 19:34
Vellazeria muslimane e Presidentit Morsi te nxitur nga ky lider radikal islamik fashist manipulon dhe nuk lejon opozitaret te mos votojne..komunizmi dhe fashizmi jane sindrome e te keqes te botes te civilizuare kete revansh e ka mare Presidenti Morsi ,duke kthyer Egjyptin ne prag te nje lufte civile..opozita ne drejtimin e Z Baradei te kundershtoje kete farse te Presidentit Morsi..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive